Kurorëzimi i Gjergj Kastriot Skënderbeut mbret dhe fundi i tij

Nga Agron Luka, studiues historie
Edhe Sulltan Mehmeti II Fatihu i kishte premtuar Gjergj Kastriot Skënderbeut, titullin e Princit, mos ndodh që kjo kurora mbretërore, me atë formë gjysmëhënën, të ishte si një element i autenticitetit dhe monopolit të shtëpisë botuese? Siç e kam nënvizuar, përderisa jemi në një proçes hetimi e analizash me të gjitha variantet e mundshme të një gjendje hipotezash, në hetim e kemi parasysh edhe këtë. Analiza, fotografimi dixhital edhe i disa kopjeve të tjera origjinale, diskutimi me specialistët kompetentë botimesh dhe inkunabulash mesjetare, në vendin tonë dhe në Itali, do të hedhë padyshim një dritë më të madhe. Siç e kam shkruar me kohë, por dhe sqaruar në emisionin televiziv, për të shkuar në atë që quhet Fushata italiane, Skënderbeu bëri një paqe me Sulltan Mehmetin II.Për këtë paqe ka diskutime se ndoshta ishte disi afatshkurtër ose më afatgjate, deri edhe në dhjetë vjet. Duke bërë edhe nga pak hipokrizi, me demek se nuk i pëlqente kjo paqe me të pa fetë, Papa Piu II edhe më herët por si më veçanërisht më 1463, kishte formuluar edhe një të ashtuquajtur kritikë dhe kërkoi shpjegime. Vetë Papa Piu II, ndër të tjera nënvizonte: Papa (megjithatë), nuk e dënoi këtë paqe të domosdoshme, mjaft që, nga sa thoshte Gjergji, të shpëtonte sundimi i Selisë Apostolike...; Propozimin tënd që të vish për ti dalë zot mbretit të lartpërmendur... ne Piu II e miratojmë me gjithë zemër... (F. Noli, GJ.K. Skënderbeu, bot. 1967, Dok. Nr 27, f236, cit. sip. Piu II, Comentarii... , f 607; Dok. Nr. 25, Farlati, Vëll. VII, f 422-423) Hipokrizia, qëndronte katërcipërisht këtu, sepse kishte qenë vetë Papa Piu II, që duke parë rrezikun e madh, që e kërcënonte Ferdinandin, Mbretin e Aragonës dhe të Dy Siçelive, me seli në Napoli, e thirri urgjentisht në Itali Gj. K. Skënderbeun. Dhe si mund të realizohej kjo fushatë, pa një paqe?! Dhe i urti meshtar shkodran, M. Barleti e kishte pikasur këtë hipokrizi: një hall i madh e zuri atëherë Piun, bashkë me Mbret Ferdinandin dhe Dukën e Milanos, Françesko Sforcën... ata vendosën njëzëri të gjithë, që të thirrej në Apuli, bashkë me ushtrinë e tij, Skënderbeu, Princi i albanëve, epirotëve dhe maqedonëve...prandaj unë do ta them haptazi të vërtetën dhe çuditem për mosmirënjohjen... (HS, f 396-397). Ndër letërkëmbimet që kishin Mbreti Ferdinand dhe Republika e Venedikut, dilte në shesh edhe një poshtërsi e madhe e taktikës dhe strategjisë alla italiana: Ne e pranojmë gjithashtu se ka shumë rëndësi, siç e thotë me urtësi aq të madhe edhe Madhëria e Tij Mbretërore Ferdinandi, që kjo luftë të bëhet sa më larg territoreve e qyteteve tona. Dhe aq më mirë do të ishte, sikur kjo luftë të zhvillohej pranë ledheve të Konstandinopolit ose të Adrianopolit. (Noli, cit. f 254; cit. sipas Ljubiç, Listine..., Vëll. X, f 369-371)
Për të riforcuar ato që unë i ka shkruar, po të citoj edhe një dokument, se si nuk e zbatonte fare atë Ish Traktatin e Gaetës, se si i lëvyrej Mbret Ferdinandi , Skënderbeut kur ishte në nevojën e emergjencën më të madhe të vetë ekzistencës së tij. Në një letër që Skënderbeu i dërgonte Princit Dukës së Milanos Françesko Sforca, ai prezantohej: 17 shkurt 1461... Gjergj Kastrioti, i quajtur ndryshe Skënderbe, Sinjore di Albania/Dominus Albaniae dhe Kapiten i Përgjithshëm i Madhërisë Mbretërore Ferdinandit të Aragonës dhe të Dy Siçelive, në viset e Greqisë. (Noli, cit., Dok. Nr 34, f 245-46). Jo vetëm Papa Kaliksti III, me kohë qysh nga ai Kongresi i Mantovës, por edhe Papa Piu II, me autoritetin apostolik e kishte zgjidhur dhe liruar Gj.K. Skënderbeun, nga të gjitha llojet e mëkateve, përfshirë edhe vrasje, plaçkitje, mashtrime etj, në dëm të turqve, ortodoksëve e madhe edhe ndaj katolikëve, me një urdhëresë të posaçme. (Piu II, Comentarii..., f 607). Është thënë e diskutuar sa e sa herë ajo medemek çështja e stilit dhe e improvizimeve të fjalimeve dhe letërkëmbimeve tuididike nga Barleti. E vërteta është se, qëndrojnë apo nuk qëndrojnë të dokumentuara ato fjalime, ai aty me anën e atyre nga pala e Skënderbeut, ose me gojën e kundërshtarit nxjerr në shesh shumë nga ato të palarat, të cilat çensura e kohës nuk do tia kishte lejuar drejtpërdrejtë. Për mendimin tim, këto duhen analizuar qartë e duhen diferencuar rast për rast, konkretisht, kur qëndrojnë dhe kur jo vetëm stonojnë por edhe nuk qëndrojnë fare. Në momentin në të cilin flasim, Barleti na përmend diçka nga tratativat e bisedimeve për paqe, për 10 vjet. Dhe sigurisht se të tilla bisedime ishin zhvilluar, sepse kjo paqe nuk zbriti nga qielli! (HS, f 384 etj) Mirëpo ka tek Barleti edhe ndonjë kundërthënie, madje edhe kjo e futur me qëllim, si bie fjala, kjo përgjigje që Skënderbeu ia paska kthyer Mehmetit II: Unë ushqej kundër jush një armiqësi familjare dhe pothuajse të lënë trashëgim; prandaj unë kërkoj nga ju jo aq ndonjë lavdi të re, sa shpagimin për gjakun e shtëpisë time dhe për skllavërimin tim e të Epirit njëkohësisht... (HS, 384) (Kjo thënie nuk duhet kuptuar si një Deklaratë Gjaku me Kanun. Nëpër të tilla lajthitje me sa duket ishte kapur i lehti dhe i cekëti Oliver Jens Schmidti, sëbashku edhe me përkthyesin Ardian Klosi, duke e degjeneruar pothuajse të tërë luftën nacional-çlirimtare, për një improvizim si hasmëri gjaku! ).Siç mund të kuptohet fare lehtë nga ky citim, shihet se Barleti ka një kundërthënie, sepse nuk mund të kërkohej një paqe kështu, kur nga ana tjetër kjo paqe ishte bërë! Në një lloj letërkëmbimi, pikërisht për këtë paqe, na del edhe kjo surprizë : Mehmeti, Bej, Emir, Sulltan i të gjithë viseve të botës, Zot dhe Sundimtar i Lindjes dhe Perendimit, i dërgon shumë të fala/selam Skënderbeut, Princit të albanëve dhe epirotëve... nëqoftë se kushtet tona do ti pranosh në mbretërinë tënde... ne të zotohemi dhe të japim fjalën prej Mbreti se, do të sigurojmë për ty dhe për mbretërinë tënde paqen e vërtetë dhe qetësinë e përhershme... nuk do të lejojmë kurrë që të pësojë gjë mbretëria jote... 2 maj 1461...(HS, f 428) Përsëri po citoj: ...po ti quaj të ligjshme të gjitha ato... që ke në Albani dhe në Epir...do të të quaj gjithmonë Princ i albanëve dhe epirotëve... 22 qershor 1461... (HS f 430). Në këtë moment, jo vetëm në shumë shkrime dhe në vetë librin e Barletit, shkruhet e flitet për Skënderbeun si Princ me mbretëri edhe si Mbret, por edhe vetë Skënderbeu nganjëherë me zhargonin popullor, e quante Mbretëria epirote. (HS f 388) Besoj se ta sqarova me kaq..Vetë intervistuesi më tha në një moment: Barleti i deklaron këto?! Shiko, problemi është tek thelbi i çështjes, pra ka plotësisht arsye që Sulltan Mehmeti II, Zoti i Botës nga ana e anës së oqeanit, tia ketë njohur e ti jetë zotuar kështu, natyrisht për aq kohë sa ishte edhe paqja. E kupton? Edhe këtë anën e anës së oqeanit e kam sqaruar në një shkrim të botuar..
Kur dhe si ishte bërë mysliman-bektashi Gjon Kastrioti dhe vetë Skënderbeu dhe sa ishte devocioni fetar i tyre?
Pak si në mënyrë më të veçantë, dua ta shënoj atë që e kishte nënvizuar babai im se, nuk mund të imagjinohej se çfarë potere do të kishte bërë më 1953, skenaristi, shoku Mikhail Papava, që po ti kishte rënë në erë e ashtuquajtura Deklaratë e Skënderbeut e vitit 1467. Ky dokument historik fillonte kështu: Skënderbeu i dëshpëruar u nis nga Roma, sepse nuk ka marrë nga Papa Pali II asnjë kacidhe... me përqeshje ai Skënderbeu i tha dje një kardinali, se tani e tutje ai donte të bënte luftë kundër kishës e jo kundër turkut! Nuk e besonte se mund të gjendej një mizori më e madhe në botë se sa tek këta priftërinj! (Shih, F. Pall, I rapporti italo-albanesi intorno alla meta del secolo XV, Napoli 1966, f 216-217). Në atë kohë regjisori i filmit Sergiej Jutkjeviç, kishte zbuluar se në Arkivin Marks-Engels, në Moskë, K. Marksi duke cituar një historian gjerman kishte thënë se jeniçerët, me urdhrin e vetë Sulltan Mehmetit II, e kishin shpallur Skënderbeun si gjysmë të shenjtë etj... Dhe çishte më e bukura, siç doli edhe pastaj më vonë, pikërisht tek ky Papa Pali II, si një koprrac tipik e kishte vënë gishtin tregues edhe K. Marksi, në ato shkrimet e Arkiv