E Diel, 1 Nëntor 2026

Madhi: Opozita kërkon manipulimin e zgjedhjeve

Kryetari i PR, Arian Madhi lidhur me procesin e kartave të identitetit deklaroi se opozita po kërkon të manipulojë zgjedhjet.  Opozita nuk do të arrijë të kompromentojë procesin zgjedhor me çfarëdo lloj mjeti të përdor, u shpreh Madhi. Ai deklaroi se janë ende 70 ditë në dispozicion për qytetarët për të aplikuar, kapaciteti është 14 mijë karta në ditë, 900 mijë karta që mund të prodhohen sot ka vetëm 500 mijë qytetarë që janë pa karta. Duke iu referuar deklaratës së PS se rreth 730 mijë shqiptarë nuk kanë mundësi të paguajnë kartën, që do të thotë se ¼ është në gjendje tepër të mjerueshme që nuk ka lekë për të paguar kartë, e ka cilësuar fyerje që ky popullit të jetë në këtë nivel. Sipas tij, shteti ka plotësuar detyrimin, duke marrë si shembull se një certifikatë është 250 lekë dhe asnjëherë nuk është bërë problem prej opozitës. Opozita  në sy të standardeve kërkon manipulimin e pastër të saj, se në vend që ti thotë shtetasve të saj se janë 900 mijë qytetarë shqiptarë pa karta, ti thotë që gabova, por u përpoq të falsifikonte dokumente. Nuk ishin emra të personave pa karta, 200 nga këto emra nuk ishin shtetas shqiptarë dhe kjo u bëme qëllimin për të kompromentuar procesin, u shpreh kryetari Madhi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›