E Diel, 1 Nëntor 2026

Vakitë e Kupes

Më 1 prill 2011, Jakup Krasniqi përsëri erdhi në krye të Shtetit, pasi Gjykata Kushtetuese shpjegoi se pas largimit të Behgjet Pacollit, në mënyrë automatike postin e Presidentit e merr Kryetari i Kuvendit.

Për dallim prej herës së parë, kur Sekretari i PDK’së qëndroi në postin më të lartë 148 ditë - prej shtatorit të vitit 2010 deri në shkurt të vitit 2011, herën e dytë, Krasniqi ushtroi postin e Shefit të Shtetit vetëm një javë.

Kohën e kaluar në Presidencë, Krasniqi nuk i mbajti anën asnjë partie politike dhe i shfaqi ambiciet për të udhëhequr Kosovën nga posti më i lartë. Por, lëshoi pe pasi nuk e përkrahu partia e tij.

Ndërkohë, Krasniqi pati pasur përplasje me Kryetarin e PDK’së, Hashim Thaçin, udhëheqjen e të cilit e pati kualifikuar si autokratike.

Kryeparlamentari nuk i ishte bindur kërkesës së Ambasadorit amerikan, Christopher Dell të kërkonte sqarime nga Gjykata Kushtetuese për sqarimin e imunitetit të deputetëve.

Pas kësaj, Dell pati deklaruar se Krasniqi nuk është i denjë për President të Kosovës.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›