E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkohet Paul i ri

Oktapodi Paul u bë i famshëm me parashikimet e tij të sakta të ndeshjeve të Gjermanisë në Kampionatin botëror 2010, si dhe fitoren e Spanjës ndaj Holandës në finale. Ai ngordhi në tetor të vitit të kaluar, ndërsa në Gjermani ka filluar kërkimi për pasardhësin e tij që do të parashikojë ndeshjet e Botërorit të femrave që fillon të dielën. Nga Express më 25 qershor 2011 në ora 12:03

Ka filluar kërkimi për pasardhësin e oktapodit të famshëm, Paul. Paul zgjoi vëmendjen botërore pasi me sukses parashikoi rezultatet e të gjitha shtatë ndeshjeve të Gjermanisë në Kampionatin botëror 2010, duke përfshirë finalen që u fitua nga Spanja.

Secilën herë ai hapi kutinë që përmbante flamurin e skuadrës fituese dhe mori ushqimin që ishte brenda saj. Tani, janë tetë kandidatë në garë për t’u bërë oktapodi i ri telepatik për Kampionatin botëror të femrave.

Njëri prej atyre që janë në garë është Lola nga Franca, oktapod pesëmuajsh që jeton në qendrën Sea Life në Munich. Jens Bohn, i cili punon në akuarium, mendon se ajo ka gjasa të mira dhe shtoi se Lola është “inteligjente” dhe “mëson shpejt”.

Ai e ka stërvitur atë në përgatitje të testit të saj të parë, të premten mbrëma, kur ajo dhe shtatë oktapodë të tjerë dhanë parashikimet për fituesin e ndeshjes së parë mes Gjermanisë dhe Kanadasë.

Por, a mund të jetë një tjetër Paul? “Ndoshta ne do të mësojmë se Paul ishte i vetmi, magjiku, dhe se të tjerët janë vetëm oktapodë normalë. Askush nuk e di, por ia vlen të provojmë, apo jo?” theksoi Bohn. Gjashtëmbëdhjetë ekipe do të marrin pjesë në Kampionatin botëror të femrave në Gjermani, që zhvillohet nga 26 qershori deri më 17 korrik.

Oktapodi Paula zgjedh Kanadanë për fitore kundër Gjermanisë

Një oktapod gjerman ka zgjedhur Kanadanë të mposhtë Gjermaninë në ndeshjen e parë të Kampionatit botëror të femrave. Oktapodi Paula nga akuariumi Sea Life nuk dha lajme të mira për kampionin në fuqi, Gjermaninë.

Ajo u fut në kutinë me flamurin e Kanadasë duke nxjerrë ushqimin në ngjarjen e transmetuar drejtpërdrejt në televizionin shtetëror.

Paul ngordhi në tetor të vitit të kaluar, pasi fitoi famë duke parashikuar saktësisht tetë ndeshje të Kampionatit botëror të vitit të kaluar, duke përfshirë rrugëtimin e Gjermanisë deri në gjysmëfinale dhe triumfin e Spanjës kundër Holandës në finale. Shtatë oktapod në Sea Life dhe akuariume të tjera në Gjermani kanë bërë përcaktimet e tyre rreth ndeshjes të së dielës.

Një prej tyre do të zgjidhet për të dhënë parashikimet për ndeshjet e garës që fillon të dielën në Berlin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›