E Shtunë, 31 Tetor 2026

Heqja e mandatit te Beqjes Paulina Hoxha deputetja e re e Kuvendit

Pas vendimit te marre dy dite me pare nga Gjykata Kushtetuese per heqjen e mandatit te deputetit socialist Ilir Beqja pas shklese nga ky i fundit te marrjes se tenderave publike duke pasur rolin e deputetit parlamentit shqiptar do ti shtohet nje tjeter femer ne perberjen e tij. Paulina Hoxha dekania e Shkencave Shoqerore ne Universitetin e Shkodres do te jete deputetja e re ne sallen e Kuvendit si emri i peste ne listen e deputeteve te Shkodres per PS-ne. Ne pritje te mandatimit te saj Hoxha pritet te jape doreheqjen nga detyra e dekanes se Shkencave Shoqerore post qe e mban prej 7 vitesh e gjysme. Politika ime ashtu si e kolegeve socialiste do te jete perkrahja dhe mbrojtja e interesave te qytetareve e ne rastin tim te atyre shkodrane - u shpreh ajo. Paulina Hoxha do jete deputetja e dyte qe do te betohet ne gjysme te mandatit dhe legjislatures parlamentare te Kuvendit te Shqiperise pas Ramiz Cobes po deputet i qarkut te Shkodres por i Partise Demokratike i cili zuri vendin e Gezim Dibres pas ndarjes se ketij te fundit nga jeta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›