Mesdhetaret, Shqipëria U-21 në “Pescara 2009”Shqipëria U-21 do të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare “Pescara 2009”, të cilat do të zhvillohen nga data 26 qershor deri më 5 korrik 2009.

Shqipëria U-21 do të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare “Pescara 2009”, të cilat do të zhvillohen nga data 26 qershor deri më 5 korrik 2009. Shqipëria do të përfaqësohet në lojërat italiane me sportistë nga 17 disiplina të ndryshme, si atletika, baskebolli, mundja, etj.
Shpresa e Shqipërisë do të përballet në një miqësore me Gjeorgjinë U-21, po më 10 qershor. Katër ndeshje ofrojnë statistikat kundër mysafirëve nga Europa e largët lindore. Bilanci flet dukshëm për Gjeorgjinë: 3 fitore, të tyre kundër 1 të Shqipërisë. Golaverazhi i përgjithshëm 5-6.
Në dy ndeshjet e fundit zyrtare të Kombëtares sonë U-21, Shqipëria humbi me homologët skocezë :0-1 në Elbasan dhe 5-2 në Falkirk. Takimi zyrtar i radhës është ai kundër Azerbajxhanit, më 5 shtator 2009.
E Marte, 28 Prill 2009