“Kurthet” e reformës kushtetuese
• Afrim Krasniqi*
Debati politik mbi ndryshimet e mundshme në Kushtetutë kanë risjellë edhe njëherë në vëmendje hendekun e madh që ekziston midis institucioneve politike dhe interesave partiake afatshkurtra. Me argumente tërësisht politike kemi kërkesa dhe propozime konkrete në formë pakete ose amendamente të pjesshme për ndryshime në Kushtetutë, ashtu siç kemi argumente politike që refuzojnë ose reduktojnë këto ndryshime. Në dy rastet argumenti politik dominon mbi argumentin ligjor dhe kushtetues. Si të tilla, të dy qëndrimet nuk marrin në konsideratë integritetin dhe rolin e rëndësishëm që Kushtetuta e një vendi ka në organizimin politik, shtetëror e shoqëror.
Në një shoqëri politike të kulturuar debati mbi ndryshimet e mundshme kushtetuese ka një rëndësi të jashtëzakonshme dhe merr në konsideratë disa faktorë. Faktori kryesor është analiza e sistemit dhe nivelit të funksionimit të Kushtetutës në fuqi. Siç dihet, Kushtetuta e Shqipërisë është një Kushtetutë e re, e krijuar dhjetë vjet më parë. Ajo u hartua nga ekspertë shqiptarë e të huaj, mori miratimin e shumicës absolute parlamentare dhe të shumicës së qytetarëve pjesëmarrës në referendum.
Si e tillë, Kushtetuta e Shqipërisë është ndër kushtetutat më të reja në Evropë, dhe në shumë elementë të saj ajo nuk është vënë ende në provë. Përkundrazi, mbi bazën e marrëveshjeve politike jo kushtetuese (marrëveshja e vitit 2003 dhe 2006 për KQZ, marrëveshja e vitit 2007 për zgjedhjet vendore, etj), faktorët politikë kanë imponuar më se njëherë ndryshime kushtetuese. Kështu, argumenti se Kushtetuta nuk është e përjetshme dhe mund të ndryshohet vjen në kundërthënie me faktin se Kushtetuta shqiptare është ndryshuar të paktën tre herë gjatë dhjetë viteve të fundit, gjë që natyrisht nuk është shumë normale.
Po ashtu, skemat taktike elektorale të ndjekura dhe të zbatuara nga partitë politike në zgjedhjet parlamentare të vitit 2001 dhe 2005 ishin gjithashtu në kundërshtim flagrant me parimin kushtetues të përfaqësimit të elektoratit në Parlament. Këto e shembuj të tjerë dëshmojnë se jo vetëm nuk është konsumuar modeli kushtetues i vitit 1998, por ky model nuk është lejuar të veprojë nga vetë partitë dhe institucionet politike.
Në favor të kësaj teze shkon edhe argumenti elektoral antidushk që sot përdoret për të justifikuar ndryshimet në Kushtetutë. Për ata pak politikanë, ekspertë e studiues që njohin sistemet politike dhe elektorale është e qartë se asnjë sistem elektoral, përfshi edhe sistemin që propozohet, nuk eviton përdorimin e skemave taktike, të njohura si fenomeni Dushk. Për ilustrim, në zgjedhjet e fundit në Kosovë u përdor sistemi elektoral proporcional rajonal që kërkohet të aplikohet edhe tek ne, megjithatë edhe në Kosovë një numër partish politike siguruan përfaqësim parlamentar përmes marrëveshjeve dhe koalicioneve taktike me partitë e mëdha.
Kjo është arsyeja që në të gjitha raportet ndërkombëtare (OSBE, ODIHR, KE, BE, NDI, etj) mbi zgjedhjet parlamentare e lokale në Shqipëri kritikat për devijim të parimit kushtetues të votimeve nuk i janë adresuar Kushtetutës, por Kodit Zgjedhor dhe në veçanti, vullnetit politik të vetë partive politike. Ndryshimet e propozuara nuk sjellin asnjë element tjetër sigurie se vullneti i partive politike ndaj zgjedhjeve dhe institucionit të votës do të ndryshojë. Përkundrazi, përpjekja me masa ligjore për të eliminuar përpara garës disa parti të vogla politike, është një shenjë dhe paralajmërim negativ edhe për zgjedhjet e ardhshme.
Alibia e rrezikut nga partitë e vogla
Argumenti tjetër mbi nevojën që në Shqipëri nga sistemi me 12-13 parti parlamentare të kalohet në një sistem "të qëndrueshëm" me 4-5 parti ose më pak, është gjithashtu artificial dhe i sforcuar. Praktikisht një demokraci e shëndoshë nuk matet me numrin e partive politike në Parlament, por me aftësinë e institucioneve politike e kushtetuese për të funksionuar sipas përgjegjësive kushtetuese. Si i tillë, argumenti se 2-3 parti ofrojnë më shumë stabilitet demokratik, nuk është bindës.
Midis viteve 1991 - 2001 Parlamenti shqiptar është dominuar nga një parti e vetme e shumicës, e cila ka pasur gjithnjë votat e nevojshme për të qeverisur e vetme. Megjithatë asnjë qeveri nuk ka qenë e vetëm një partie politike sepse partitë e mëdha gjithnjë kanë ndierë pafuqinë e tyre për marrjen si të vetme të përgjegjësisë për qeverisje. Për rrjedhojë vazhdimisht në kabinete qeveritare e në Parlament u ftuan dhe u promovuan parti aleate, që krijojnë bindjen e një spektri të gjerë që bashkëvepron e bashkëqeveris.
Gjithashtu një analizë e detajuar e krijimit të partive të vogla politike na çon në përfundimin se shumica e tyre janë krijuar për shkak të problemeve të mëdha në funksionimin e brendshëm të dy partive të mëdha (mungesa e demokracisë, e konkurrimit, e sistemit të vlerave, e mendimit alternativ, etj), ndërkohë që edhe copëtimi i Parlamentit në 12-13 parti ka ardhur gjithashtu nga përdorimi i partive të vogla nga partitë e mëdha në skema taktike për më shumë vende në Parlament.
Pra, partitë e vogla nuk mund të jenë një rrezik për demokracinë e pluralizmin; ato janë produkt i tij dhe kanë pjesën e tyre në sukseset dhe dështimet e sistemit politik. Me Kushtetutën aktuale dhe sistemin aktual zgjedhor partitë e mëdha i kanë të gjitha mundësitë ligjore që të mund të nxjerrin nga skena partitë e vogla. Kjo arrihet nëse ato arrijnë të bindin elektoratin se programi, kandidatët dhe sjellja e tyre elektorale janë shumëfish më të mira. Nëse kjo nuk ndodh dhe një pjesë gjithnjë e më e madhe e elektoratit (siç ndodhi në zgjedhjet e fundit lokale) voton për partitë e vogla politike, përgjegjësia nuk duhet kërkuar tek partitë e vogla, por tek besueshmëria dhe efektiviteti i partive të mëdha.
Edhe në aspektin ligjor, zgjidhje shumë më optimale do të ishte shkurtimi i numrit të deputetëve nga 140 në 90-100 deputetë, apo marrja në konsideratë e modelit me sistem parlamentar me dy dhoma. Tradita shqiptare me Senatin e vitit 1912 dhe 1925, me Këshillin e Lartë të Shtetit në vitet 1921-25, me Këshillin e Shtetit 1928-1939 apo me Këshillin e Lartë 1941-1944 etj, janë në favor të traditës së hershme shqiptare të "odës së burrave" apo të traditës së re të "grupit të të urtëve". Sistemi dydhomësh do të prodhonte ligje më efektive, kontroll e shpërndarje reale të pushtetit politik, zgjedhje pa probleme të Presidentit dhe zyrtarëve të lartë kushtetues, si dhe përfaqësim real të të gjitha ndarjeve administrative të vendit. Sistemi dydhomësh do të ishte edhe një "valvul shkarkimi" për frontin e ashpër politik të sistemit aktual parlamentar, duke u ofruar një alternativë angazhimi politik disa personaliteteve politike, të cilat megjithëse janë konsumuar në drejtim të disa institucioneve politike në vend, imponohen dhe kontrollojnë partitë politike pasi politika për ta është burim jetese.
Një çështje tjetër që nuk merret sa duhet në konsideratë është tradita kushtetuese shqiptare. Gjatë 35 viteve të para të ekzistencës e funksionimit të shtetit shqiptar në Shqipëri u aplikuan tetë Kushtetuta dhe modele të ndryshme qeverisëse. Gjatë gjysmë shekulli nën diktaturën komuniste u aplikuan katër modele të ndryshme të sistemit komunist njëpartiak. Pas vitit 1991 dhe deri më 1998 u aplikuan dy sisteme të ndryshme qeverisëse. Në tërësi gjatë gjithë viteve 1921-2001, pavarësisht nga regjimi, jeta politike shqiptare është dominuar nga një parti e vetme politike. Në rastin më të mirë, (1921-1924) dhe (1991-2001) ka ekzistuar edhe një forcë e dytë konkurruese politike, por në të dy periudhat liderët e opozitës ose kanë qenë të arrestuar ose të izoluar nën kërcënimin për arrestim.
Për pasojë, tradicionalisht pothuajse të gjitha zgjedhjet parlamentare shqiptare janë shndërruar nga zgjedhje midis shumë alternativave pozitive, në zgjedhje midis të keqes dhe të keqes më të vogël. Kjo traditë flet kundër frymës së ditëve të fundit për ndryshime thelbësore në sistemin qeverisës, në sistemin zgjedhor, në ndarjen e pushteteve dhe në raportet midis institucioneve kushtetuese që përbëjnë themelet e shtetit demokratik.
Kushtetutë për qytetarët apo për partitë?
Në rast se këto argumente injorohen dhe ndryshimet imponohen atëherë debati mund të kanalizohet në efektivitetin dhe në kushtetutshmërinë e ndryshimeve. Sistemi politik i vitit 1998, pavarësisht problemeve, në tërësi ka funksionuar. Ky është një konkluzion politik, juridik, por edhe diplomatik, i konfirmuar në një numër raportesh të besueshme ndërkombëtare, në nënshkrimin e MSA dhe në ftesën e fundit për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Gjithashtu, duhet theksuar se Kushtetuta e vitit 1998 është votuar me referendum.
Ndryshimet teknike brenda saj mund të kalojnë pa probleme me konsensus parlamentar, por kur flitet për ndryshime thelbësore (sistemi i zgjedhjeve, sistemi qeverisës, ndarja e balanca e pushteteve), atëherë është i detyrueshëm votimi popullor. Precedenti i ndryshimeve thelbësore në Parlament me "aleanca fluide" ka vlerë ligjore, por vështirë të fitojë vlerë politike. Çdo maxhorancë e re do të ketë të drejtën të ndjekë këtë shembull dhe të ndërhyjë në Kushtetutë sa herë që planet e saj politike bien në kundërshtim me nenet kushtetuese.
Në një këndvështrim më empirik, konstatohet se ndryshimet janë propozuar kryesisht në ato çështje, në të cilat ka pasur mosmarrëveshje politike midis maxhorancave dhe opozitave. Pra, ndryshimet kushtetuese nuk po bëhen dhe nuk po kërkohen për ato çështje që kanë shqetësuar qytetarët, funksionimin e sistemit politik, të shtetit ligjor, të mbrojtjes së interesave strategjike kombëtare apo në kundër të proceseve integruese në NATO e BE. Ato po propozohen dhe nxiten për të evituar pengesat politike të konstatuara në përpjekjet e çdo maxhorance për të zgjeruar e garantuar ushtrimin e pushtetit të vet politik ekstra kushtetues.
Argumenti në këtë pikë se vota për maxhorancat janë vota për ndryshimin e të gjitha institucioneve kushtetuese e politike është sa i gabuar aq edhe i dëmshëm. Imagjinoni sikur çdo katër vjet partitë ta propozojnë këtë argument dhe atëherë çdo katër vjet shteti shqiptar, sipas traditës së Rozafës, do të ngrihej nga e para. Kushtetuta aktuale është një garanci që kjo të mos ndodhë. Vetë qytetarët nuk duan që kjo të ndodhë. Gjithashtu vetë partitë apo politikanët që mbrojnë këtë ide nuk kanë pranuar që atë ta premtojnë në fushatën elektorale, përkundrazi.
Për rrjedhojë argumenti pro ndryshimeve drastike në sistemin politik e zgjedhor, pa i provuar ato, pa e analizuar funksionimin e tyre, pa marrë në konsideratë traditën kushtetuese dhe modelet perëndimore në këtë pikë, vjen si një produkt gjysmak, i përkohshëm dhe i motivuar për interesat politike të momentit.
Kriteret për ndryshime kushtetuese
Nëse burrat (edhe gratë) e shtetit do të kishin një vizion largpamës për Kushtetutën, shtetin evropian shqiptar, forcimin e demokracisë dhe të kulturës politike, atëherë do të duhej që reforma të ishte e motivuar, prioritare, profesionale dhe e plotë. Për të fituar motivimin e duhur do të duhej që partitë politike dhe udhëheqësit e tyre politik të sillnin argumente bindëse mbi dështimin e modelit kushtetues, mbi defektet e pariparueshme të organizimit shtetëror, si dhe për ndarjen e qarta të interesave momentale të partive politike ndaj ndryshimeve të propozuara.
Për të pasur reformë prioritare do të duhet të saktësohet forma e sistemit qeverisës, ndarja e pushteteve dhe nenet kushtetuese që pengojnë ose mungojnë për realizimin e një synimi të tillë. Ata që sot mendojnë se KQZ-ja duhet hequr nga Kushtetuta apo që duhet thjeshtëzuar zgjedhja e presidentit, ndjekin dy standarde, pasi nuk japin ndonjë ofertë pse nuk përfshihet në ndryshime edhe institucioni i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Këshilli i Sigurimit Kombëtar, Shërbimi Informativ Kombëtar, Policia e Shtetit, Avokati i Popullit, etj.
Për të pasur ndryshime profesionale do të duhej që përpara politikanëve të flisnin juristët, konstitucionalistët dhe institucionet e ballafaquara me Kushtetutën. Ata dhe vetëm ata, në asistencë të institucioneve të specializuara dhe të partnerëve ndërkombëtarë, do të mund të sillnin argumente të qëndrueshme e të besueshme për ndryshime e përmirësime në dokumentin themelor të shtetit.
Për të pasur një reformë të plotë kushtetuese institucionet e sotme politike duhet të kenë një vizion për Shqipërinë evropiane të vitit 2018. Sipas zyrtarëve më të lartë të BE-së, vetëm pas dhjetë vitesh Shqipëria do të mund të jetë e barabartë midis anëtarëve të bashkësisë së madhe evropiane. Për t'u bërë e tillë Shqipëria duhet të ndërtojë një sistem politik, juridik, elektoral dhe në tërësi kushtetues, funksional e të qëndrueshëm. Për rrjedhojë të gjitha sugjerimet dhe ndryshimet do të duhej të bëheshin në përputhje me këtë projekt evropian të Shqipërisë.
Së fundi, edhe nëse ndodhin, ndryshimet në Kushtetutë do të kërkojnë kohën e nevojshme. Ato nuk mund të bëhen brenda një jave, siç kërkohet aktualisht nga politika. Për një ligj mbi farëzat në bujqësi ministria, qeveria, komisionet parlamentare, Parlamenti dhe media janë marrë të paktën tre muaj, kurse për ndryshimin e elementëve thelbësorë të sistemit politik nuk janë konsumuar as tre javë. Për më tepër, debati është i mbyllur, jashtë medies, tryezave politike, tryezave institucionale dhe mendimit të institucioneve të përfshira direkt ose indirekt në to.
Të gjithë argumentet e mësipërme plotësojmë argumentin bazë se ndryshimet e njëanshme në Kushtetutë janë të motivuara politikisht, dhe se po bëhen në të gjitha ato çështje, të cilat institucionet politike dhe partitë politike nuk kanë qenë të afta t'i zgjidhin. Në vend të rishikimit të pozicionit të tyre, pra edhe të ndryshimit dhe korrigjimit të vetvetes, duke pranuar të jenë më korrekt me ligjin, më të ndershëm me qytetarët, më institucionalë në aktivitetin politik dhe më vizionarë për shtetin e së nesërmes, disa parti kanë vendosur të zgjedhin rrugën më të shkurtër, por njëherësh më të rrezikshme: ndryshimin dhe korrigjimin e ligjit themeltar të shtetit, Kushtetutës. Kjo është një sjellje që lë shteg për dyshime, krijon pasiguri dhe më e pakta, bën edhe një prezantim kundraproduktiv për seriozitetin e shtetit dhe vetë sistemit politik në vend.
*Lektor i partive dhe sistemeve politike, UT