Balla: LSI është kthyer tek gjuha e politikës së vjetër
• I menjëhershëm ka qenë reagimi i Partisë Socialiste ndaj akuzave të kreut të LSI-së Ilir Meta, ndaj Asamblesë Kombëtare të Socialistëve.
Kryetari i Komisionit të jashtëm të Asamblesë kombëtare, Taulant Balla, në një komunikim për mediat tha se, LSI i është rikthyer politikës së vjetër të mllefit. "Në shërbim të kësaj politike të vjetër, Ilir Meta sulmon dhe akuzon Partinë Socialiste për reformat e domosdoshme në interes të të gjithë shqiptarëve, ndërsa nga ana tjetër, në një lojë të ulët kulisash bashkon votat me Partinë Demokratike, për të shkarkuar kryetarin socialist të Këshillit Bashkiak dhe për të marrë si shpërblim një karrige drejtori", tha Meta. Gjatë fjalës së tij në konventën kombëtare të LSI-së, Meta artikuloi akuza të rënda në adresë të Edi Ramës dhe anëtarëve të asamblesë kombëtare, duke e cilësuar atë tradhtare të interesave të elektoratit të majtë. Deputeti socialist shprehu keqardhje për këtë qëndrim të LSI-së. "Jemi të keqardhur që grupimi i Ilir Metës është kthyer tek gjuha e vjetër e mllefit primitiv ndaj të gjithëve dhe tek projekti megaloman i karriges kryeministrore për shefin e LSI, i cili me sa duket për atë karrige është gati të kacafytet me gjithë botën", tha deputeti socialist. Sipas tij, mllefi nuk çon gjëkundi. "Mllefi nuk është as filozofi dhe as argument, e nuk ka të bëjë me të ardhmen e Shqipërisë për të cilën PS do vazhdojë të punojë e vetëdijshme për misionin e saj. Koha e politikës së vjetër të baltës e të kacafytjeve për karrige ka mbaruar. Kjo është koha e një politike të qytetarëve, me qytetarët, për qytetarët. Është koha e socialistëve të shekullit të ri", u shpreh kryetari i komisionit të jashtëm të Asamblesë Socialiste. Brenda përplasjeve PS-LSI, Balla ka komentuar dhe rastin e shkarkimit të kryetarit të Këshillit Bashkiak të Fierit. "Akti i bashkimit të grupimit të Ilir Metës me partinë e Sali Berishës në Fier për karrigen e drejtorit të ujësjellësit, është shprehja më e qartë dhe e paralajmëruar e rikthimit të Ilir Metës në batakun e politikës së vjetër", tha Balla.