Neritan Ceka: Edi Rama flet shpesh me teoritë e Duçes
• Kryealeancisti Neritan Ceka, hodhi dje akuza të rënda në adresë të Partisë Socialiste dhe kryetarit të saj Edi Rama. Ceka i krahasoi deklaratat e Ramës njëlloj si ato të Duçes.
"Sot 18 vjet pas përmbysjes së statujës së Enver Hoxhës, PS flet jo vetëm për 'Një anëtar një votë', por 'Një program një lider' dhe kjo nuk ka si të na i bëjë gjakun përsëri ujë, kur kujtoj që kjo ishte parulla e Duçes dhe lideri i tyre, për çudi, i ngjan në ca fjalime që shkon që nga Duçja e deri te De Goli, dhe nuk e di se parulla të tilla i ka hedhur poshtë rinia evropiane që nga viti 1968", tha Ceka. Sipas tij, politika shqiptare sot duhet të diskutojë për krijimin e një shteti të ri, i cili u dogj një Gërdec. Duke folur për përgjegjësit e tragjedisë së Gërdecit, Ceka tha se të dy liderët, Rama Berisha janë pjesë e tragjedisë. "Delijorgji është miku i tyre i përbashkët dhe mbi Delijorgjin nuk mund të ngremë shtete dhe nuk mund të ndryshojmë kushtetutën për të mbrojtur atë lloj shteti", tha Ceka. Kreu aleancist komentoi dhe ndryshimet kushtetuese që propozojnë dy partitë. "Ata duan të rrëzojnë presidentin dhe ta bëjnë atë një korrier të kryeministrit. Pse? Sepse presidenti është muri i fundit për drejtësinë shqiptare. Duan të trembin drejtësinë. Ky është synimi i sotëm dhe i nesërm. Duan që parlamentin ta shpërndajë kryeministri, nëse nuk arrijnë dot votëbesimin e Parlamentit. Pse? Sepse mendojnë që ta kthejnë parlamentin, edhe ku ju të rinjtë e LSI-së synoni me të drejtë të jeni një shumicë nesër, në një fole laraskash që mund t'i trembi çdo kryeministër", tha Ceka. Sipas tij,sistemi zgjedhor që dy partitë kërkojnë të aplikojnë, e largon përfundimisht popullin nga vendimmarrja. "Ata përpiqen të bëjnë një sistem që e ndan përfundimisht popullin nga deputeti, popullin nga Parlamenti, dhe siç thotë edhe kolegu im Preç Zogaj, të mos i japë shanse kurrë popullit të vendosë. Për këtë sistem nuk jemi. Megjithatë, ne jemi për një rrugë legale. Do bëjmë të gjithë përpjekjet tona për t'i bindur kolegët tanë në Parlament dhe ata kundër të cilëve bëhet ky sistem, pra dhe shumë deputetë të PD e PS që do të përjashtohen nga ky sistem, që të mos e votojnë atë", tha Ceka.