Milo: Rama po shpëton Berishën nga Gërdeci
• Duke përshëndetur Konventën e LSI-së, kreu i PDS-së, Paskal Milo shprehu edhe njëherë qëndrimin se me Sali Berishën nuk mund të bëhen reforma.
"Nuk ka dhe nuk mund të bëhen reforma me Sali Berishën. Kush mendon se bën të kundërtën nuk është veçse bashkëpunëtor i tij. Demokracia Sociale për këtë çështje është plotësisht në një linjë me LSI dhe me të gjithë partitë e tjera, që kanë këtë qëndrim, me opinionin e shëndoshë të shoqërisë civile e të medias. Vetëm lidershipi i PS mendon ndryshe", tha Milo. Sipas tij, "për udhëheqësit e rinj të politikës së vjetër me Sali Berishën në emër të reformave mund të bëhen konsensuse e marrëveshje në kulisa e në dritën e diellit". "Nga katakombet e politikës së vjetër socialiste, kanë dalë kameleonët stinorë që kanë ndërruar kryetarë e kryeministra, sipas interesave të çastit dhe më një fondamentalizëm tipik si alkimistë zgjedhorë i kanë ofruar kreut të përbaltur të maxhorancës nga krateri i Gërdecit varkën e shpëtimit dhe pasaportën e reformatorit", tha Milo. Kreu i PDS-së tha se lidershipi i PS i preu në besë aleatët dhe partnerët e vet të opozitës. "Në vjeshtën e vitit të kaluar kryetarët e partive të opozitës, në zyrën e kryetarit të PS ranë dakord për formulën e sistemit zgjedhor që do të propozohej në emër të opozitës në Komisionin parlamentar për Reformën Zgjedhore. Por nuk kaloi shumë kohë kur merimanga e zezë thuri rrjetën e grackës për partnerët", tha Milo. Sipas tij, PDS nuk mund ta pranojë një pabesi të tillë.