Zgjedhja e Presidentit, PD e përçarë
• Partia Demokratike nuk ka një qëndrim unik në lidhje me mënyrën e zgjedhjes së presidentit dhe me ndryshimet kushtetuese.
BLEDAR HOTI
Ngushtimi i kompetencave të presidentit, nismë e propozuar nga PD-ja, po sjell dhe përplasje ndërmjet grupimeve të njohura si mbështetës të presidentit Bamir Topi dhe rrymës tjetër që përfaqësohet nga kreu i PD-së, Sali Berisha dhe nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli. Çështja e zgjedhjes apo dhe të ngushtimit të kompetencave të presidentit, kthimit të tij vetëm në një firmëtarë, duke ia deleguar disa kompetenca kryeministrit apo ministrit, ka sjellë përplasje mes vetë demokratëve. Deputeti i PD-së, Aleksandër Biberaj për këtë çështje shprehet pro zgjedhjes së kreut të shtetit me referendum dhe jo nga Parlamenti, duke pasur rezerva për variantin e PD-së për Kushtetutën. "Zgjedhja e Presidentit të Republikës nga populli, do të ishte njëkohësisht shprehje dhe ushtrim i demokracisë direkte, i demokracisë së drejtpërdrejtë të popullit, gjë që përfaqëson edhe nivelin më të lartë të demokracisë. Mendoj zgjedhja e Presidentit të Republikës nga populli do të krijonte kushte dhe mundësi që në postin e kreut të shtetit të zgjidheshin personalitete politike me reputacion popullor", deklaroi Biberaj. Duke parë vështirësinë e zgjedhjes së presidentit, deputeti demokrat thekson se aplikimi i kësaj skeme me një votë të drejtpërdrejtë, jo të përfaqësuar në Parlament, do të shmangte pazaret dhe kulisat politike, gjithashtu, krizat e mundshme politike që mund të vijnë nga mos zgjedhja e Presidentit nga Parlamenti. "Një element shumë i rëndësishëm i zgjedhjes së presidentit nga populli do të ishte edhe rritja dhe forcimi i pavarësisë se institucionit të Presidentit të Republikës, element ky shumë i rëndësishëm për funksionimin e shtetit ligjor dhe balancimin e pushteteve në demokraci", shprehet Biberaj. Ndërsa deputeti i djathtë i Shkodrës, Gilman Bakalli i cilëson absurde dhe të panevojshme nisjen e diskutimit për ndryshimin e Kushtetutës në nene të rëndësishme të saj. "Se pari: diskutimi aktualisht është i panevojshëm. Të fillosh 10 muaj pas zgjedhjes së presidentit të diskutosh për kufizim apo tjetërsim të kompetencave të tij, ndërkohë që urgjente janë reforma të tjera, më duket thjesht një mënyrë për të përhapur një mjegullnajë politike për të mbuluar probleme më të mprehta që shqetësojnë jo vetëm banorët akoma të pastrehë të Gërdecit, por edhe banorët tjerë shqiptarë", deklaron Bakalli. Ai e lidh me një diskutim absurd ndryshimin e nenit 93 të Presidentit, pasi "nga njëra anë thuhet se presidenti është ceremonial, nga ana tjetër pretendohet kufizimi i kompetencave të tij, me një fjalë presidentin e duan diçka akoma më pak se ceremonial". "Cilat kompetenca duan t'i kufizojnë atëherë, meqë qenka ceremonial? Përveç kësaj, si mund të jetë ceremonial një president i zgjedhur nga një shumicë parlamentare, nga një institucion si Parlamenti? Unë nuk besoj se të gjithë drejtuesit e atyre institucioneve, që kanë dalë nga vota e këtij Parlamenti kanë natyre ceremoniale. Kjo do ta zhvlerësonte në maksimum peshën e Parlamentit dhe votën e deputetit", theksoi Bakalli.
Topalli: Jo presidentit nga populli
Dy ditë më parë kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli në një intervistë dhënë për VOA theksoi se: "Ndryshimi i kompetencave të presidentit nuk ka të bëjë me konfliktualitetin politik, por shmangien e krizave artificiale". "Kjo ka të bëjë me problemet që ka Kushtetuta, me mungesat që ajo ka, apo me ndërlikimin në kapituj të caktuar që Kushtetuta ka sjellë. Dhe kjo situatë ka bërë që, në vend që të zgjidhë problemet që ka pasur në marrëdhëniet mes institucioneve të ndryshme shqiptare, ka krijuar mundësi të krizave artificiale, të cilat realisht e rrezikonin të ardhmen integruese të vendit. Përsa i takon variantit të menduar për zgjedhje të presidentit nga populli, mendoj se ajo do të ishte pastaj një përmbysje totale kushtetuese, pasi Shqipëria është një Republikë Parlamentare dhe në Republikën Parlamentare, institucioni qendror, ku bëhet gjithë politika, arena e debatit, reformat, është Parlamenti. Ndërsa presidenti është një institucion gjerësisht ceremonial, me një shtyllë të fuqishme në fushën ushtarake, meqenëse presidenti është Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura", theksoi Topalli.
Paloka: S'ka asnjë përçarje në PD
Deputeti demokrat, Edi Paloka hodhi poshtë se, brenda PD-së ka rryma dhe opsione të ndryshme mbi ndryshimet në Kushtetutë, ku përplasja më e madhe realizohet për kompetencat e presidentit të vendit. Në lidhje me kundërfirmën e dekretit, Paloka shprehet se grupi ka vendosur që mos e miratojë atë. "Një nga pikat që ishte për kundërfirmën, që duhet të kishin dekretet e Presidentit edhe z.Berisha tha që nuk mendoj se është diçka e nevojshme", deklaroi Paloka. Ndërsa për mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, ai thekson se nuk ka pasur mendime të ndryshme dhe se: "Diskutimet u përqendruan tek sistemi elektoral, mendimet ishin të ndryshme, dhe secili dha mendimin e tij". "Duket sikur ky sistem përjashton të vegjlit, por faktikisht ky sistem krijon stabilitet në qeverisje. Me aleatët do të gjendet zgjidhja që do të jetë e favorshme si për ta, edhe për ne. Nuk mendoj se asnjë nga anëtarët e grupit të PD-së do të jenë kundër ndryshimeve të propozuara", theksoi Paloka. Mbledhja e së shtunës, e grupit sipas tij u realizua për shkak se një pjesë e deputetëve kanë qenë të painformuar.
Xhaferri: PS të pranojë propozimet tona
Deputeti tjetër i PD-së ndan të njëjtin mendim me kolegun e tij, Paloka shprehet se nuk ka përçarje brenda partisë më të madhe qeverisëse. Duke folur për mbledhjen e grupit, Xhaferri thekson se s'ka pasur përplasje. "Ne shkuam më tej duke kërkuar dhe ndryshime kushtetuese dhe për mënyrën e zgjedhjes së presidentit. Të gjithë e pamë atë proces kur u realizua dhe të gjithë e pamë se Shqipëria u kthye në qendër të vëmendjes dhe mekanizmi i zgjedhjes së presidentit, mund të kthehej në një objekt real i bllokimit të reformave. Po kështu mendohet të ndërhyhet në mocionet për kryeministrin", theksoi Xhaferri. Ai u bën thirrje socialistëve, që të pranojë propozimet e PD-së për ndryshimet e Kushtetutës dhe të realizojnë të njëjtën gjë ashtu si dhe gjithë opozita. "Kjo maxhorancë i mori propozimet e PS-së dhe i dha atyre trajtën e paketës të plotë kushtetuese për të garantuar stabilitet politik. Propozimi i opozitës për proporcional rajonal dihet që prodhon stabilitet dhe ndryshimet e paraqitura nga ne plotësojnë më së miri kornizën kushtetuese për garantimin e stabilitetit të vendit", deklaroi Xhaferri.