Sulmi i Ndokës: PD-PS janë simotra, jo nismës së socialistëve
• Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka, gjatë aktivitetit të kësaj partie në Elbasan ka sulmuar nismën e PS për ndryshimet kushtetuese, duke u shprehur dhe kundër tyre.
Ai nuk ka ngurruar që të sulmojë dhe PD-në, aleaten kryesore në qeverisje, duke i cilësuar dy partitë kryesore si simotra me programe të njëjta të majta. "Platforma e PS-së, për të rrezatuar pluralizmin nëpërmjet një ligji zgjedhor të deformuar është e papranueshme. Ne shpresojmë, vijoi ai për një bashkëpunim të ngushtë me PD për reformën zgjedhore dhe kemi kërkuar mbledhjen e tryezës së partive të koalicionit, që kjo krizë e panevojshme të zgjidhet me dialog politik, me mirëkuptim. Ne besojmë se PD do të gjejë forcë për t'u shkëputur edhe nga mekanizmat detyrues të PS-së. Nëse PS dhe lidershipi i saj është në krizë, kjo nuk do të thotë që edhe maxhoranca të ndjekë të njëjtën rrugë", deklaroi Ndoka. Gjithashtu ai theksoi se: "PDK jemi në koalicion me PD në qeverisje dhe mendojmë se, do të vazhdojmë të jemi edhe në të ardhmen". Në fund me unanimitet të plotë është rizgjedhur sërish në postin e kryetarit të PDK-së, dega Elbasan, Rezart Kovaçi, i cili mban edhe postin e prefektit të këtij qyteti. Për reformën zgjedhore dhe ndryshimet kushtetuese ka reaguar dhe deputeti tjetër demokristian Jak Ndokaj. Ai u shpreh për realizimin e një tryeze me partitë politike dhe juridike mbi ndryshimet kushtetuese. Ndokaj theksoi se, konsensusi politik në vend është i domosdoshëm për realizimin e reformave. "Fatkeqësisht të gjitha partitë e tjera parlamentare janë njohur, po nëpërmjet medias për këto ndryshime, të cilat në pjesën më të madhe prekin thelbin e Kushtetutës. Partia Demokristiane kërkon nga gjithë forcat politike parlamentare që të heqin dorë nga show mediatik me Kushtetutën. Propozimet për ndryshime në Kushtetutë kërkojnë një konsensus të gjerë deputetësh dhe opinioni publik. Kjo nënkupton një mirëkuptim përtej palëve politike", deklaroi Ndokaj. Partia Demokristiane mendon se, ndryshimet në Kushtetutë nuk duhet të ndodhin sa më shpejt që të jetë e mundur, por duhet të ketë një dialog të gjerë mes palëve për këtë qëllim. "Reformat nuk duhen të shihen vetëm si realizim numrash në Kuvend, por si një mundësi për të arritur një mirëkuptim të gjerë mes palëve. Rrugës kemi në dorë disa reforma me rëndësi të veçantë, si ajo zgjedhore, reformat administrative, të cilat nuk kërkojnë thjeshtë numër votash, por një kompromis politik", theksoi nënkryetari i grupit të PDK-së. a.k