E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqi, Erdogan: Nuk vuaj nga kanceri

STAMBOLL- Kryeministri turk, Recep Tayip Erdogan njoftoi në deklaratat e publikuara sot në gazetën e përditshme popullore turke "Posta", se ai nuk vuante nga kanceri, ndërsa një operacion kirurgjik në fund të nëntorit kishte ngritur dyshime për gjendjen shëndetësore të kryeministrit.

"Nuk kam kancer", deklaroi kryeministri Erdogan, i cili iu përgjigjur pyetjes së kryeredaktorit Mehmet Ali Birand.

''Kryeministri bëri të ditur se kirurgët kishin nxjerrë polip nga zorrët e tij, por nuk kishte asnjë gjurmë kanceri'', theksoi kryeredaktori Birand.

(er.nu/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›