Pakistani: Do rivlerësojmë marrëdhëniet me SHBA
PAKISTAN - Pakistani bëri të ditur se do të rivlerësojë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas sulmit të NATO-s, pak ditë më parë, ku humbën jetën 24 persona.
Deklarata është bërë nga ministrja e Jashtme e Pakistanit, Hina Rabani Khar, sipas së cilës raportet me SHBA-në mbeten në pritje të “rivlerësimit”.
“Derisa procesi i rivlerësimit të mos kompletohet, ne nuk mund ta fillojmë riangazhimin me Washingtonin” - deklaroi ministrja pakistaneze, ndërsa ka vlerësuar se aleanca e gjatë me SHBA-në është e rëndësishme për të dy shtetet.
(er.nu/news24/BalkanWeb)