E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci fton VV në dialog: Të mos bllokojmë liberalizimin

PRISHTINË- Kuvendi i Republikës së Kosovës nisi të sot seancën e parë plenare të sesionit pranveror me debate mbi zhvillimet e fundit në vend.

Kryeministri Hashim Thaçi ka përshëndetur nisjen e bisedimeve për liberalizimin e vizave. Duke folur peërpara deputeteve në parlamentit, Thaci kërkoi më shumë stabilitetet në vend, ndërkohë është shprehur i gatshëm për të dialoguar rreth “mosmarrëveshjeve” me Lëvizjen Vetëvendosje duke i bërë thirrje për dialog në Kuvend.

Në seancën e parë plenare të Kuvendit të Kosovës për vitin 2012, kryeministri Thaçi ka thënë se komunikimi është mënyra e vetme për të çdo zgjidhje.
“Dua të ju bëj ftesë që ta bëjmë debatin në Kuvend. Vetëm bashkëpunimi, komunikimi dhe dialogu është ajo që duan qytetarët, duke respektuar gjithmonë Kushtetutën e Kosovës. Vetëm komunikimi dhe integrimi është e ardhmja jonë, e jo bllokadat”, deklaroi Thaci, ndërkohë ka shtuar se me sjellje të pahijshme pengohet integrimi.
(el.me/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Parandalimi i protestave, Jahjaga ul në tryezë Thaçin e Kurtin Kurti: Më 14 janar policët më tërhoqën zvarrë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›