Kakavije, kapen 20 kile droge, do hynte ne Greqi
GJIROKASTER- Qeni i antidrogës zbulon 20 kile mariuane në fundin e dyfishtë të shasisë së një kamioni që do të kalonte kufirin nga Kakavija për në Greqi. Policia kufitare arrestoi tre persona, ndërsa janë shoqëruar edhe 3 persona të tjerë. Në pranga kanë përfunduar dy shoferët P. Dervishi 54 vjec dhe A.Musta 41 vjec, si dhe i biri i pronarit të kamionit Endri Cani.
Burimet nga policia e Gjirokastrës thanë se dyshimet për sasinë e drogës kanë nisur që në momentin e kontrollit paraprak nga oficerët e hetimit të krimit në pikën e kalimit kufitar. Tensioni qe ka përfshirë dy shoferët ka shtuar dyshimet e policisë që ka kërkuar praninë e qenit antidrogë për të kryer një kontroll më të imtësishëm të kamionit.
Policia bllokoi dhe kamionin tip Scania me targa Gj 13 28 B ku u gjet droga.
(s.g/BalkanWeb)