Veç me Haxhi Merxhën
Nga Express më 22 korrik 2011 në ora 18:31
Organizatori i Prishtina Fashion week, Luan Oruçi ka thënë për Express se i vetmi politikan që është takuar me modelen kroate Kristina Lumbar, ka qenë Haxhi Merxha.
“Modelet që marrin pjesë në Prishtina Fashion Week kanë shumë pak mundësi që të takohen me politikanë apo biznesmenë”, ka thënë Oruçi. Sipas tij, Lumbar ka qëndruar tri ditë në Kosovë dhe se me Haxhi Merxhën është takuar në VIP Shpija.
Oruçi po ashtu ka thënë se Lumbar do të demantojë gazetën Express të Bosnje dhe Hercegovinës.