Presin fushatat
Nga Express më 22 korrik 2011 në ora 17:34
Këngëtarët e Shqipërisë më shumë kanë llogari t’i presin fushatat e partive politike sesa të mbajnë ndonjë koncert të hapur apo “live”.
Këtë e ka thënë këngëtarja Anjeza Shahini.
“Madje mua më vjen keq që nuk janë më të shpeshta nëpër sheshe qytetesh si më parë.
Tani artistët presin vetëm fushatat, që janë koncertet më të mëdha në vend dhe kjo është për të ardhur keq, por që gjithsesi edhe ato kanë bukurinë e vet. Uroj që në të ardhmen të ketë edhe më shumë, e pse jo, të bëhen në versionin ‘live’”, ka thënë Shahini në një intervistë për gazetën MAPO.