Myrtaj, goli i fitores
31/01/2005
Katanxaro i falet golave të Florian Myrtaj. I gjendur vetëm prej dy javësh në radhtë e kësaj skuadre, sulmuesi i Kombëtares duket se është rikthyer në ditët e tija më të mira. Edhe në sfidën e djeshme vlonjati ka shpalosur aftësitë e tij realizative, duke shënuar golin e vetëm të sfidës ndërmjet Katanxaros dhe Triestinës, e cila u dhuruar vendasve një tripikësh me shumë vlera. Një fitore, e cila përveçse është arritur kundër njërës prej rivaleve të drejtëpërdrejta në luftën për mbijetesë, ka rindezur shpresat e skuadrës që prej fillimit të sezonit e ka parë veten të renditur në vendin e parafundit. E duket se për Katanxaron Myrtaj ka qënë blerja më e suksesshme e kësaj merkato dimri, pasi vetëm në dy paraqitjet e tij të para me këtë fanelë, kuqeziu ka arritur që t’i japë 4 pikë skuadrës së tij të re. Në minutën e 30-të të ndeshjes, Myrtaj është treguar shumë oportunist, duke përfituar nga një gabim i mbrojtësit të porsafutur në lojë, Espozito, duke realizuar rrjetën e tij të tretë në këtë sezon të serisë B. Por, Myrtaj nuk është mjaftuar vetëm me shënimin e golit. Ai ka qenë për shumë minuta në shërbim të skuadrës, duke ndihmuar edhe në fazën difensive, pas daljes me karton të kuq të Deit në minutën e 57-të të takimit. Ndërkohë që rezultati i arritur gjatë pasdites së djeshme, ka ndryshuar diçka edhe në renditjen e përgjithshme, ku tashmë Katanxaro është ngjitur një pozicion më lart, duke kaluar Krotonen, e cila ishte edhe një nga skuadrat e interesuara për të përfituar nga shërbimet e shqiptarit. Në këtë mënyrë, Myrtaj e ka justifikuar në mënyrën më të mirë besimin e dhënë nga drejtuesit e klubit dhe nga trajneri i skuadrës Kanji, i cili menjëherë i ka lënë sulmuesit hapsirën e nevojshme për t’u aktivizuar. Ka qënë pikërisht kjo arsyeja e largimit të tij nga Verona. Edhe pse vlonjati kishte mbërritur me shumë bujë në skuadër, që prej fillimit të këtij sezoni ai nuk kishte gjetur asnjëherë hapsirat e nevojshme për të luajtur, kjo edhe për shkak të formës fantastike të treguar nga bashkombasi i tij, Erion Bogdani, i cili kryeson renditjen e golashënuesve në kampionatin kadet. Gjithsesi, golat e shënuar nga ia në këto dy javët e fundit, janë sinjale shumë të rëndësishme edhe për ekipin Kombëtar, në prag të ndeshjes së shumëpritur të datës 9 shkurt, kundër Ukrainës.