Henri: Asnjë shqetësim
31/01/2005
Sulmuesi i Arsenalit; Tieri Henri, ka bërë të ditur se nuk do të ketë aspak telashe në takimin, që do të zhvillohet kundër Mançester Junajtid në “Hajbëri Park”. Sipas francezit të tilla polemika nuk kanë vend kurrë në skuadrën e Arsenalit, sepse ato ndodhin vetëm në “Old Traford”. Henri ka theksuar, se skuadra e tij nuk ka hasur kurrëfarë problemesh edhe kur është përballur me emra të mëdhenj në futbollin evropian. Ndërsa, kur topçinjtë vizitojnë Mançester Junajtid ndodh krejt e kundërta. Dëshmi e komenteve të bëra nga sulmuesi francez janë bërë polemikat e fundit ndërmjet, Arsen Venger dhe Sir Aleks Ferguson. Kështu, Tieri Henri, pret që ndeshja e së martës ka për të kaluar pa asnjë lloj incidenti në fushën e blertë. “Gjatë gjithë kohës njerëzit këtu flasin për momentin, kur ne do të ndeshemi me Mançester Junajtid apo gjëra të kësaj natyre, ka komentuar Henri. Megjithatë kur ne luajmë në shtëpinë tonë kundër tyre, asnjëherë nuk ndodhin probleme. I vetmi problem qëndron kur ne luajmë në fushën e tyre. Unë nuk mbaj mend të ketë patur telashe ndonjëherë kur zhvillohet në ‘Hajbëri Park’ takimi Arsenal-Mançester Junajtid. Edhe kur luajmë me Çelsin asgjë e keqe nuk ndodh. Po e njëjta vlen edhe kur luajmë derbin tjetër londinez me Totenhemin. Unë e kuptoj se njerëzit flasin për ndeshjen me Mançester Junajtid vetëm kur ndodhin gjëra të këqija, por do të ishte mirë që ta thonë diçka edhe kur zhvillohen takime të bukura. E kam fjalën për mënyrën e vërtetë të lojës së futbollit, ku askush nuk e ka mendjen të fiksuar për t’iu bërë keq të tjerëve. Të gjithë janë të kënaqur për të shijuar futbollin e tyre dhe kaq. Ndonjëherë kur luajmë me Çelsin të krijohet përshtypja sikur po zhvillojmë një ndeshje boksi. Megjithatë unë mendoj, se rekordi im nëpër ndeshjet e mëdha është tepër pozitiv, ku goli që shënova kundër Çelsit ishte numri dhjetë. Kam shënuar gjithsej nëntë apo 10 gola kundër Mançester Junajtid. Tetë apo nëntë gola përballë Liverpulit”.