E Diel, 1 Nëntor 2026

Saki: Adriano nuk na intereson

31/01/2005  

Drejtori teknik i Real Madrid, Arrigo Saki, ka hedhur poshtë të gjitha zërat për interesimin e Real Madrid, për sulmuesin e Interit, Adriano: “Adriano është një futbollist i madh, por nuk është e thënë që sezonin e ardhshëm duhet të luajë në Madrid. Ne në sulm kemi futbollistë si Ronaldo, Ouen dhe Rual. Mund të më thoni ku do të luajë Adriano ?”. Që Real Madrid është i interesuar për Adrianon kjo nuk ka dyshim. Vetë presidenti Perez i ka dërguar disa mesazhe dashurie brazilianit, i cili në një deklaratë për gazetën Marca, ia ka lënë të hapura dyert skuadrës madrilene: “Për mua është nder të luaj në një skuadër si Real Madrid. Tani mendoj vetëm për interin, por pas disa sezonesh nuk do të jetë çudi nëse vesh bluzën e Realit”. Gjithësesi, ndërhyrja e Sakit duket si një stil “galaktik” që është duke përdorur Reali për të rrëmbyer Adrianon. Nga braziliani i Interit tek braziliani Robinjo, i cili ka firmosur me skuadrën merenges deri në fund të 2008-ës: “Është një futbollist shumë i talentuar, por kërkon kohë. Në të ardhmen ai mund të jetë një nga galaktikët. Nuk mund të na shpëtonte një talent si ai...”. Saki kthehet të flasë për kampionatin spanjoll. Real Madrid duket i destinuar të ndjekë hapin e Barcelonës: “Është shumë e vështirë të fitojmë pikë, sepse Barcelona luan në nivele të larta dhe rezultatat e katalanasve janë të admirueshme. Ne duhet vetëm të fitojmë, ndërsa Barcelonës i lejohen edhe hapa flaso...”. Flitet për largimin e Bekham dhe Udgeit në fund të sezonit, por Saki siguron: “Nuk do të largohet askush nga Reali. Të gjithë futbollistët janë të nevojshëm. Bekham është një nga mesfushorët më të mirë në botë, ndërsa Udgeit mund të jetë një mbrojtës i nevojshëm për skuadrën në të ardhmen”.

Në fund të muajit do të zhvillohen ndeshjet e para të Ligës së Kampioneve dhe Real Madrid duhet të presë në Santiago Bernabeu, Juventusin, pikërisht skuadrën që Saki do dëshironte ta evitonte: “Juventusi është një nga skuadrat më të mira në botë dhe për ne do të jetë shumë e vështirë. Ata janë të bashkuar në mbrojtje dhe shumë të rrezikshëm me kundërslme. Përballë do të jenë dy skuadrat më të mëdha të Spanjës dhe Italisë”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›