E Diel, 1 Nëntor 2026

Rinas arrestimi dhe lirimi i Xhakrosës

31/01/2005  

Nuk ëhsë vetëm "Koçi" i Ministrisë së rednit publik që rezulton i implikuar në ndihmën që i ka dhënë trafikantit në këkrim. Vitin e shkuar Xhakrosa është diktuar në Rinas, në një nga udhëtimet e tij të shpeshta. Por ndalimi nga policia ka qenë vetëm i përkohëshëm. "Miqtë" jo të paktë në radhët e forcave të rendit, janë shfaqur të gatshëm të japin ndihmesën dhe "bosi" të fluturojë i qetë. Në dosje tregohet se si ai ka mundur t'ia hedhë Kështu, përveç të dhënave për Fatos Xhakrosën, në dosjen penale që ndodhet në zyrën e gjyqtarit Sokol Tona ka shumë fakte kompromentuese për policinë. Gjenden vetëm data dhe të dhëna gojore. Thuhet se Fatos Xhakrosa "Daja" verën e vitit të kaluar ka hyrë në Aeroportin e Rinasit dhe pasi është diktuar nga policia e mbajtur për disa orë është lëshuar përsëri. Ashtu si është futur ai ka mundur t'i hipë avionit të radhës për tu zhdukur përsëri në shetet ku prej vitesh endet pa probleme dhe me emra të rreme. Mbahet si një ndër personat me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Por miqësia që ka me shumë persona në polici dhe trafikant të "rafinuar" e ka ndihmuar të mos bjerë në duart e drejtësisë. Aktualisht, për Fatos Xhakrosën, nuk dihet vendndodhja. E gjendur para këtij fakti, gjykata është detyruar të shpallë mungesën e tij dhe të vazhdojë gjykimin në prani të avokatit mbrojtës që është caktuar nga familja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›