E Diel, 1 Nëntor 2026

Blokhin: Sheva rekuperohu në kohë

31/01/2005  

Pas dëmtimit që ka pësuar ylli i sulmit ukrainas, ka ardhur i menjëherëshëm edhe reagimi i trajnerit të Ukrainës, Oleg Blokhin. Ky i fundit i ka kërkuar skuadrës së Milanit t’a lërë pushim në ndeshjet e ardheshme sulmuesin Shevçonko, që siç dihet u dëmtua në ndeshjen e fundit të serisë A kundër Bolonjës. Ukraina është kundërshtari i ardhshëm i kuqezinjve në datën 9 shkurt e Blohin kërkon që t’a ketë me çdo kusht të gatshëm futbollistin për këtë sfidë. Ai është shprehur; se nëse sulmuesi që këtë vit ka fituar edhe Topin e Artë nuk do të lihet pushim nga Milani, atëherë ky i fundit do të duhet të përballet me sanksionet e FIFA-s në lidhje me këtë çështje. “Shevçenko është problemi im më i madh”. Kështu u shpreh trajneri i Ukrainës Blohin para mediave ukrainase. “Skuadra e Milanit do të luajë në datën 6-të janar kundër Lacios, por unë dua t’i bëj të qartë klubit kuqezi, se ato as nuk duhet të mendojnë për një aktivizim të mundshëm të Shevçenkos në këtë ndeshje. Në të kundërt do të jetë FIFA, ajo që do të merret me këtë problem. Normalisht sipas rregollores, klubi ku militon lojtari është i detyruar që ta lërë të lirë këtë të fundit pesë ditë para një ndeshje zyrtare të skuadrës së tij kombëtare”, u shpreh trajneri i kombëtares së Ukrainës. Milan që aktualisht renditet i dyti në serinë A, do të preferonte t’a kishte në dispozicion Shevçenkon në këtë ndeshje edhe për faktin, se Inzagi ka pësuar një tjetër dëmtim, dhe për rreth tre javë nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Ançeloti. Megjithatë edhe njëherë Blokhin ka këmbëngulur që Shevçenko të mos aktivizohet në ndeshjen kundër Lacios. “Po nëse Shevçenko dëmtohet edhe në ndeshjen kundër Lacios? Sigurisht që ky fakt do të përbënte ëndrrën tonë më të keqe”, shprehet Blokhin. Shevçenko është votuar si lojtari më i mirë në 2004-ën dhe është pikërisht në sajë të kontributit të këtij futbollsti që Ukraina tashmë i ka të gjitha shanset për të arritur një kualifikim në botërorion e 2006-ës që do të zhvillohet në Gjermani. Ukraina deri tani nuk ka pësuar asnjë humbje në grupin e dytë eleminator, e janë në krye të tij me 11-të pikë pas 5-së ndeshjes. Në ndeshjen e fundit në grup Ukraina ka fituar ndaj turqisë në Stamboll me rezultatin 3-0.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›