Kush është ROBERT MUGABE
Datëlindja: 21 shkurt 1924. Kohëzgjatja në pushtet: 28 vjet (Kryeministër në 1980-1987 dhe President që nga viti 1987. Pinjollë: dy djem, një vajzë dhe një djalë i vdekur. Kur u pyet për numrin e nipërve, sipas një zëdhënësi të ambasadës së Zimbabvesë në Amerikë, Mugabe tha: "Nuk mund t‘ua them në telefon, faleminderit", dhe e mbylli menjëherë telefonin. Fëmija më i madh i Mugabes është 19 vjeç, kështu që nuk ka gjasa që ai të ketë nipër. Gjendja shëndetësore: Në një vend ku kohëzgjatja mesatare e jetës ka rënë nga 60 në 40 vjet në kohën e presidencës së tij, Mugabe e ruan me shumë rreptësi shëndetin e vet. Sfiduesit kryesorë të Mugabes janë ish-ministri i Financave, Simba Makoni dhe udhëheqësi i opozitës, Morgan Tsvangirai, të cilit iu thye kafka gjatë një sulmi të motivuar politikisht në mars 2007