Kasimis: Himara autonome? Deklarata emocionale individësh
Zëvendësministri i Jashtëm grek, Theodhoris Kasimis, ka qenë dje në Sarandë, ku ka marrë pjesë në një aktiv të gjerë të organizatës "Omonia". "Mbaroi një cikël i "Omonia"- s dhe ka nisur një tjetër. Ajo nuk është një skuadër që merret me vogëlsira, por një zë i vërtetë dhe ombrella e madhe e minoritetit", u shpreh zëvendësministri i jashtëm grek, Kasimis, ndërkohë që ka pohuar se me qeverinë shqiptare është folur për tekstet e librave greqisht të lëndëve të historisë e gjeografisë për shkollat e ciklit të ulët e të mesëm. Ndër problemet që aktivistë të "Omonia"-s në Sarandë kanë bërë prezent, ka tërhequr vëmendjen kërkesa që në gjykata të emërohen gjyqtarë minoritarë, pasi "gjykohemi nga shqiptarët", ka thënë njeri prej diskutantëve. Pas këtij takimi, numri dy i diplomacisë greke, Theodhoros Kasimis, ka dhënë një intervistë për gazetën "Shqip".
Z. Kasimis, për çfarë diskutuat në takimin me njerëzit e "Omonia"-s në Sarandë?
Biseduam për një riorganizim të përfaqësimit të minoritetit grek në organizatën e "Omonia"-s. U dëgjuan mendime dhe propozime të ndryshme. Në këshillin e saj ajo ka vendosur të përparojë me një status të ri, që të mund t‘u shërbejë nevojave të këtij minoriteti në çështje të qytetarisë, të arsimit, të gruas e rinisë. Stadi që i përgatit sot vetes "Omonia", kërkon të tilla struktura që të mund të shprehë besnikërisht nevojat e minoritetit, duke përfshirë në mënyrë tërësore minoritetin në Shqipëri.
Cili është komenti juaj lidhur me ngjarjet e Himarës dhe me kërkesën e përsëritur atje për autonomi?
Dua të jemi seriozë kur përballemi me shprehje emocionale të disa personave të veçantë. Dëgjova tre-katër zëra dhe është shumë keq nëse ata merren si produkt i politikës së homogjenëve apo si vendim i tyre. Minoriteti grek në Shqipëri përbëhet nga shtetas të mirë shqiptarë, të cilët të vetmen gjë që duan është të ndërtojnë një Shqipëri bashkëkohore, e cila të respektojë të drejtat e minoritetit grek dhe minoriteteve të tjera dhe të gjithë së bashku të vëllazëruar të kenë të ardhme. Të gjitha të tjerat janë të nënkuptueshme. Dhe ato qarqe që i fryjnë ose i riprodhojnë shprehjet emocionale si pjesë të ndonjë politike, nuk i shërbejnë as Shqipërisë as ndonjë vendi tjetër.
Përmendët artikullin e një gazete të djeshme shqiptare, për të cilën thatë se ka spekuluar me ngjarjet e Himarës.? Çfarë ju bën të mendoni kështu?
Më informuan dhe më vjen shumë keq për disa njerëz që nuk kanë kuptuar se nuk jemi në vitet ‘60 apo ‘70. Shikojmë të ardhmen përpara dhe vetëm nëse të gjithë politikanët e vendit, pavarësisht nga origjina etnike, punojnë të bashkuar dorë më dorë, munden të ndërtojnë një Shqipëri moderne, me vëllazërim të popujve dhe me organizime të kohës, pas të cilave brezi i ardhshëm do të jetë vërtet i lumtur. Kjo është ajo që e meriton Shqipëria dhe ajo që dëshirojnë qytetarët e saj.