Kush është spiuni?
Agron Duka
Të surprizon fakti që zhurmën më të madhe për hapjen e dosjeve e bëjnë ata që preken më shumë nga hapja e tyre, e më tolerantë tregohen ata që e pësuan nga regjimi komunist Natyrisht të gjithë ne do të dëshironim që të mos vazhdojnë të jenë në krye akoma të njëjtët njerëz, të cilët ishin në komunizëm e që qenë zbatues të një ideologjie tashmë të dështuar jo vetëm se shumë prej tyre në zbatim të vijës politike të partisë dhanë urdhra apo morën pjesë direkt në ekzekutime të njerëzve të pafajshëm, por edhe për faktin se ata e kanë shumë të vështirë të ndërrojnë mentalitetin e tyre të brumosur për një kohë të gjatë e me kujdes nga klasa politike në pushtetin e asaj kohe. Vërejmë që për interesa politike të momentit të dy krahët, por në mënyrë të theksuar e djathta sa herë i nevojitet përdor dosjet në mënyrë të tillë sikur ata përfaqësojnë interesat e të persekutuarve, sikur vetëm atyre u dhimbsen njerëzit që u ekzekutuan nga regjimi komunist, sikur atyre u takon të gjykojnë, e të tjerët të jenë të pandehur. Këta politikanë harrojnë që edhe vetë kanë jetuar në të njëjtin regjim, në mos vetë prindërit e tyre, nuk është se kanë jetuar në një planet tjetër dhe kështu do të kishin mundësinë duke qenë vetë sterilë nga ideologjia komuniste, të ndërmerrnin masa qoftë edhe ekstreme kundër ekzekutorëve. Politika duhet të bëjë vetë “katharsis” nga njerëzit e nomeklaturës dhe pastaj të hapë dosjet, të mos çirret e bërtasë “kapeni vrasësin”, por pa zhurmë e me kujdes të pastrojë radhët nga këta njerëz që i ka në gjirin e saj e që janë shumë të zotë në artin e intrigës, të cilët shantazhojnë në mënyre të vazhdueshme se pa ne nuk keni ku shkoni, se ne dimë disa gjëra edhe për ju. Me këtë nuk e kam fjalën për djalin e Bushatit apo të Rusmalit apo të ndokujt tjetër, as me ekipin “shpresa” “të majtë” e as “të djathtë”, ku sipas meje nuk shoh ndonjë mëkat, sepse në pluralizëm ka vend për këdo dhe dihet që mjedisi nga ku u mbart e doli ky pluralizëm ishte komunizmi, prandaj askush nuk ja heq të drejtën këtyre ekipeve të marrin pjesë në jetën politike të vendit, por e kam fjalën për ata që kanë qenë pjesë e vendimmarrjeve të rëndësishme politike të asaj kohe. Shumë nga këta njerëz vazhdojnë te jenë aktivë, ndonjëherë përcaktues, në jetën politike aktuale, kjo jo vetëm se ata janë të aftë të ndërtojnë skema fituese për veten e tyre, falë edhe eksperiencës së trashëguar, por edhe për faktin se në disa situata ju duhen protagonistëve, megjithëse ata e njohin shumë mirë te kaluarën e tyre, edhe pa ndihmën e dosjeve.
Them që i njohin mirë, sepse në rrethana të caktuara kur nuk ju kanë interesuar, nuk i kanë pasur aleatë, i kanë demaskuar publikisht, jo për paaftësi apo diçka tjetër, por as më shumë e as më pak për bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit. Ndërsa pranojnë bashkëpunimin e tyre duan të rrëmojnë dosje për njerëz, të cilët jo gjithmonë janë bërë bashkëpunëtorë me dëshirë, të cilët jo në pak raste kanë qenë edhe vetë viktima të regjimit.
Nëse bëhet një gjë e tillë, do të jetë shumë e vështirë të ndahet i miri nga i keqi, fajtori nga i pafajshmi, pra do të krijohet një rrëmujë që do të na largojë nga fajtori i vërtetë që sipas meje është ideologjia komuniste, të cilën propaganda e kohës mundohej ta injektonte që në fëmijëri në të gjithë popullatën.
Një ngjarje e jetuar
Për të argumentuar, po rrëfej një ngjarje që ka ndodhur në burgjet komuniste të asaj kohe, të cilën ma ka treguar një ish i burgosur politik, ngjarje që besoj se është e vërtetë, duke njohur personin që ma ka treguar. Edhe në se nuk është fjalë për fjalë e vërtetë, të tilla të ngjashme ndodhnin përditë në burgjet komuniste. Në fillim të viteve ‘70 në burgun e Spaçit sollën një malësor trupmadh e të gjatë, tregon ish i burgosuri, të cilin e kishin arrestuar me një akuzë të stisur dhe i kërkonin të tregonte bashkëpunëtorët, si të tillë akuzoheshin vëllezërit e djemtë e xhaxhallarëve. Në fakt, ata nuk kishin bërë asgjë, por ndëshkoheshin nga regjimi sepse vite më parë disa kushërinj të tyre ishin arratisur dhe Sigurimi mëson se ata kishin qenë një natë para se të arratiseshin mysafirë në shtëpinë e malësorit, e cila ishte në një fshat pranë kufirit. Mëkati për të cilën akuzohej ai ishte përse nuk kishte denoncuar në Degën e Brendshme dhe siç ndodhte në të tilla raste për të terrorizuar banorët e zonave kufitare, Sigurimi i Shtetit shpiku grupin armiqësor.
Malësorit, një burrë i fortë e me karakter të paepur, çfarë nuk i bënë, e torturuan me vezë të ziera, me hekur të skuqur, bëri 18 muaj qeli deri sa arriti të katandisej nga një burrë trupmadh dhe i gjatë, në një qenie kockë e lëkurë, që mezi mbahej në këmbë, megjithatë ai nuk pranoi kurrë të firmoste. Pasi e panë që ishte e pamundur, e lidhën dhe e kërcënuan se do e përdhunonin nëse nuk pranonte. Njerëz për të kryer këtë vepër të ndyrë gjendeshin lehtë në burgjet politike. Vetë Sigurimi ishte kujdesur për të futur në radhët e të burgosurve politikë, të burgosur ordinerë me vese të pështira për shoqërinë shqiptare të çdo kohe, si përdhunues, pedofilë etj. Këtë e bënte qëllimisht për të ulur krenarinë e për të zbehur qëllimin fisnik, për të cilin ishin dënuar politikanët, lirinë e fjalës e të mendimit. Këta ordinerë që silleshin si të burgosur politikë, duke qenë njerëz me karakter të dobët, nuk i rezistonin dot jetës së mjerueshme të burgut dhe nuk ishte e vështirë të konvertoheshin në homoseksualë edhe në rastet që nuk ishin të tillë. I ndodhur para një situate të tillë ai pranoi të firmosë dhe të akuzojë si bashkëpunëtorë pothuaj të gjithë farefisin, të cilët përfunduan në galeritë e tmerrshme të Spaçit si armiq të popullit. Më thoni ju lutem, a mund të akuzohet si spiun apo bashkëpunëtor i Sigurimit një njeri i tillë, i cili vuajti njëlloj me të tjerët e ca më keq, sepse i rëndonte përveç vuajtjes së dënimit edhe ajo që e detyruan me mënyra çnjerëzore të bënte, të spiunonte të tjerët.
E vërteta e dosjeve
Shembuj të tillë ka plot, ku bij punëtorësh e fshataresh me metoda të mësuara sipas ideologjisë komuniste në shkolla e universitete të kohës, duke menduar se i shërbenin Atdheut, në mbrojtje të komunizmit, i përdornin me sukses ndaj njerëzve të pafajshëm, duke i detyruar këta të fundit të bënin denoncime false e të pavërteta. Jo rralle ndodhte që ndonjë viktimë “spiun” të përfundonte në psikiatri apo të zhdukej pa lënë gjurmë sikur të mos kishte ekzistuar kurrë dhe kjo bëhej qëllimisht duke e konsideruar “kartë të djegur”, e cila nuk ju nevojitej më dhe i gjallë mund të sillte vetëm andralla në të ardhmen. Prandaj fajtori kryesor, i cili duhet dënuar, madje shporrur përfundimisht të paktën nga jeta aktive politike, është ai ideologjik, i cili mbartet nga elementë të veçantë të politikës shqiptare. Të gjithë ata që janë në krye të dikastereve, jo vetëm Qeveria, janë në mënyrë të pashmangshme të lidhur me politikën dhe zgjidhen në Parlament nga kandidaturat e propozuara nga partitë politike, të cilët në shumicën e rasteve përzgjidhen si pasojë e kompromiseve politike dhe jo cv –ve të tyre.
Si përfundim, dosjet duhet të jenë një kapitull i mbyllur, sepse ekzekutorët e vërtetë kanë qenë shumë të kujdesshëm dhe nuk kanë lënë asnjë shenjë apo gjurmë për veten e tyre. Duhet të hedhim pas krahëve një të kaluar të hidhur, që natyrisht nuk është e lehtë të bëhet për t‘u përshtatur me një realitet të ri.