E Shtunë, 31 Tetor 2026

Refik Halili: Politika shkatërroi zgjedhjet e FSHF-së



“Së pari, unë i falënderoj të gjithë për mbështetjen që japin për futbollin shqiptar. Përsa i përket mënyrës së votimit, mendoj se njerëzit ishin të lirë, mirëpo kam pasur gjithmonë frikën që politika do të fuste hundët në votim. Shpresoja që këtë herë ajo mos të ndikonte, por nuk ishte e thënë kështu. Për fat të keq, pas këtyre zgjedhje, unë jam i bindur absolutisht, që politika, ashtu siç di t’i bëjë punët e veta, ka pasur një ndikim për keq, siç ndodh rëndom në Shqipëri. Nuk dua të përmend emra, por do të përfshija këtu të gjithë politikën të tërësi. Në fund të fundit, ata dhanë sinjalin e keq, pavarësisht se unë u mundova të bisedoj me njerëzit e sportit. Gjithsesi, e kam menduar që “goli” mund të bëhej edhe në minutat e fundit”, ka pohuar Refik Halili.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›