Kutitë i hap Ruzhdia!
Blendi Fevziu
Duket se debati i lodhshëm dhe i zhurmshëm mbi hapjen e kutive dhe hetimin e zgjedhjeve, që ka dominuar ndjeshëm jetën politike, por edhe shoqërore të gjashtë muajve të fundit, ka hyrë në një rrugë zgjidhjeje. Ndryshe nga sa pritej, zgjidhja nuk ka ardhur as nga një marrëveshje PD – PS, as nga tryeza e Presidentit, as nga komisioni parlamentar, as nga delegacioni i stërmadh i Këshillit të Evropës, as nga deklaratat e BE, por nga një rast i thjeshtë, i parashikuar nga ligji, rasti i Ruzhdies. Hetimi i Ruzhdies nga Prokuroria, problemet e dala atje dhe mënyra se si u procedua, duket se kanë ofruar një mënyrë se si mund të hapen kutitë, të hetohen zgjedhjet dhe të ndëshkohen ata që kanë shkelur ligjin. Në fund të fundit, rasti i Ruzhdies, dëshmoi se rruga ligjore, pra apelimi në Prokurori funksionoi dhe opozita e ka tashmë shumë më të thjeshtë: të dërgojë gjithë rastet e evidentuara në Prokurori, të bëjë denoncimin e saj dhe të presë hetimin ligjor. Ky rast, dëshmoi se mënyra ligjore e ofruar edhe më parë, ka funksionuar dhe se sistemi i ngritur për të kontrolluar zgjedhjet, është gjithnjë funksional.
Do t’i kthehem kësaj logjike më vonë, por doja të thosha se Ruzhdia, është rasti tipik, ku ligji dhe institucionet që mbrojnë atë kanë funksionuar, ndërsa mënyra se si partitë kanë ndërtuar kontrollin e votës, përmes kodit të tyre zgjedhor, jo! Kjo e fundit ka dështuar. Kodi elektoral i aprovuar nga dy partitë dhe i propozuar nga PS, nuk ngrihej mbi moralin dhe besimin, por mbi kontrollin. Komisionet e votimit dhe më pas ata të numërimit, nuk u ndërtuan me persona të pavarur, me gjykatës apo prokurorë, me mësues apo funksionarë të tjerë, por me militantë partish. Në çdo komision raporti ishte i balancuar dhe sistemi parashikonte që njëra palë, të ruante dhe kontrollonte palën tjetër. Nëse do të përdorja një frazë që është fyese, por që shpjegon disi logjikën, ideja ishte që hajduti të ruajë hajdutin. Në Ruzhdie, komisionerët e njërës palë janë larguar në mesditë, duke e lënë krejt terrenin në dorën e palës tjetër. Natyrisht, janë larguar duke marrë me vete edhe vulën dhe duke krijuar një problem që ka mbërthyer brenda tij, Komisionin Zonal dhe KQZ, por kjo nuk ka asnjë rëndësi. Me këtë është marrë gjykata. Largimi i komisionerëve të njërës palë, ka lënë pa kontroll palën tjetër dhe sistemi i kontrollit mbi të cilin ishte ndërtuar kodi, nuk ka funksionuar. ç‘do të ndodhte nëse në gjysmën e vendit do të qenë larguar nga qendrat e votimit komisionerët e PS dhe në gjysmën tjetër ata të PD?! Do kishim një rezultat me zero në të dyja anët sepse ligji qe ndërtuar mbi ruajtjen dhe jo mbi besimin. Ky ka qenë edhe një defekt i kodit. Nëse kjo do kish ndodhur, ne nuk kishim një mekanizëm që të mundësonte votimin dhe numërimin normal, në mungesë të palës tjetër. Pra, sistemi ynë, nuk ka qenë një sistem i së drejtës, por thjeshtë garantuar mbi bazën partiake.
Gjithsesi, rezultati i deformuar i Ruzhdies, është apeluar në gjykatë dhe kjo e fundit e ka quajtur atë të pavlefshëm. D.m.th, votat e Ruzhdies nuk janë numëruar në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve dhe kjo dëshmon edhe një herë se sistemi në vetvete ka funksionuar. Se aspekti i funksionimit të ligjit ka qenë në lartësinë e duhur, ndërsa ai i kontrollit partiak, mjaft mosfunksional.
Pra funksionimi i sistemit në të gjitha ato raste kur ka pasur probleme dhe denoncime ka qenë normal dhe i tillë po vijon. Aktivizimi i Prokurorisë së Fierit në Ruzhdie, dëshmoi se opozita ka një rrugë për të bërë hetimin e zgjedhjeve dhe mund ta bëjë këtë sa më shpejt. Ajo duhet të mobilizojë gjithë strukturën e saj për të denoncuar rastet e shkeljeve dhe jo t’i bëjë presion Prokurores së Përgjithshme për të bërë atë gjë që duhet ta bëjnë komisionerët dhe strukturat e opozitës.
Nga ana tjetër, Rasti i Ruzhdies, po aq sa një rast që dëshmon se strukturat ligjore kanë funksionuar në zgjedhje, është edhe një rast që dëshmon falimentimin e sistemit dy partiak të garantimit të votimit dhe numërimit të votave. Mobilizimi i militantëve duhet të zhduket nga skena zgjedhore shqiptare dhe në vend të tyre, ose të garantohet votimi me persona të pavarur, ose të kalojmë në një numërim elektronik. Në të kundërt, Shqipëria rrezikon të vijojë në një kolaps të vazhdueshëm nga i cili nuk e nxjerr dot as Sali Berisha, as Edi Rama dhe aq më pak, Ina Rama…