E Diel, 1 Nëntor 2026

Rudi Vata: I zhgënyer, 13 veta më premtuan votën



“Natyrisht që i uroj suksese presidentit aktual dhe shpresoj që ai të ndryshojë modelin e punës së tij. Kjo nuk është se do të jetë e lehtë, por sigurisht, kreu i institucionit të futbollit ka një përgjegjësi të madhe. Nuk rikandidoj më për kreun e federatës. Ndoshta në këtë periudhë mund të orientohem drejt liçensimit si trajner. Një nga ëndrrat e mia është që të bëhem trajner i Kombëtares Shqiptare. Realisht nga votimi kam mbetur i zhgënjyer nga disa delegatë, të cilët më premtuan votën. Rreth 12-13 veta ma premtuan votën dhe më shprehën siguri në një farë mënyre, duke më dhënë një fjalë burri. U besova, por ata nuk ma dhanë votën. Në këtë mes nuk jam unë i zhgënjyeri, por jam kurioz se si do të ndihen ata burra që më kanë gënjyer”, ka pohuar Vata.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›