E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kush përfitoi nga ndarja e mandateve sipas qarqeve

Ilir Beqja 

Gjashtë javë nga dita e zgjedhjeve dhe një javë nga certifikimi i rezultatit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk janë pak (sigurisht nuk mjaftojnë) për të bërë analiza për sistemin zgjedhor që kemi në Shqipëri. Sistem që e zbatuam për herë të parë dhe instinktivisht ata që dolën të pakënaqur nga rezultati i zgjedhjeve analizojnë edhe dizavantazhet që mund t’u ketë sjellë vetë sistemi Shqipëria ka 12 zona të mëdha zgjedhore që përputhen me qarqet sipas ndarjes territoriale administrative. Në fund të fundit gara zhvillohet në bazë qarku dhe aty përcaktohet fitorja apo humbja. Numri i mandateve për çdo qark mund të jetë ose çift, ose tek.
Në zgjedhjet e vitit 2009 në 7 qarqe numri i mandateve ishte çift dhe në 5 qarqe numri i mandateve ishte tek. Po s’gjetëm tek diferenca çift apo tek, sepse është thelbësore në rezultatin që arrihet. Nëse iks qark ka një numër çift mandatesh, që të dalësh fitues në këtë qark duhet të kesh një avantazh jo më të vogël se numri i votave për një mandat. Sipas rezultateve të zgjedhjeve të 28 qershorit duhet të kesh një diferencë me rreth 10 mijë vota me kundërshtarin direkt. Është shumë më e lehtë të fitosh një qark (të kesh 1 mandat më shumë se kundërshtari) me numër tek mandatesh. Në një qark të tillë mjafton të kesh 1 votë më shumë se kundërshtari dhe fiton një mandat më shumë. Pra, në zgjedhjet e vitit 2009 mund të fitoje në 7 qarqe me diferencë, le të themi 5 mijë vota në secilin (35 mijë vota më shumë në total) dhe të dilje barazim me mandate, ashtu siç mund të humbje në secilin me, le të themi 1 mijë vota (5 mijë vota më pak në total) dhe të humbje me 5 mandate. Kjo që thashë është teorike. Partitë e dinin këtë situatë që prej një viti para zgjedhjeve dhe kishin filluar përgatitjet për strategjitë dhe taktikat elektorale. Gjithë arsyetimi i mësipërm dëshmon se përcaktimi i mandateve sipas qarqeve ishte goxha i rëndësishëm për rezultatin zgjedhor.
Sipas Kushtetues së Republikës së Shqipërisë (neni 64) Kuvendi i Shqipërisë ka 140 deputetë. Vetë Kushtetuta nuk jep ndonjë indikacion se si arrihet në këtë numër. Në literaturë njihet praktika që numri i mandateve të një Kuvendi duhet të korrespondojë me rrënjën kubike të numrit të shtetasve me të drejtë vote. Kuvendi i Shqipërisë ka pasur prej vitesh 140 deputetë. Edhe ndryshimet kushtetuese të 21 prillit 2008 e lanë të njëjtë këtë numër. Numri i shtetasve me të drejtë vote në zgjedhjet e përgjithshme legjislative të vitit 2005 ka qenë 2,848,144. Një veprim i thjeshtë aritmetik dëshmon se rrënja kubike e këtij numri është 141.75. Kuvendi ynë mund të kishte 142 deputetë, por sidoqoftë edhe në 21 prill 2008 u vendos që të vazhdohej me numrin 140.
Në arsyetimin e mësipërm përdorëm nocionin shtetas me të drejtë vote, pra zgjedhës. Në fund të fundit këta janë aktorët kryesorë të çdo procesi zgjedhor. Nocionit shtetas me të drejtë vote i referohet edhe Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë (ligj 10,019, datë 29 dhjetor 2009), kur përcakton p.sh: zonat e administrimit zgjedhor (neni 27, pika 4).
Por, në nenin 75 të Kodit Zgjedhor aktual (neni që përcakton si ndahen mandatet për çdo zonë zgjedhore) përdoret nocioni shtetas në përgjithësi, që do të thotë në përcaktimin e mandateve vlerësohen edhe shtetasit 0–18 vjeç. Nuk e di sa i saktë është profesionalisht ky përcaktim, por më poshtë do të përpiqem të shpjegoj se si mund të ketë influencuar në rezultatin e zgjedhjeve të 28 qershor 2009.
Të dhënat për shtetasit në Republikën e Shqipërisë i janë dhënë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile e Ministrisë së Brendshme në datën 11 shkurt 2009. Sipas kësaj shkrese në datën 10 shkurt në Republikën e Shqipërisë janë 4,249,942 shtetas të ndarë sipas qarqeve si vijon :

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›