“Mua më kërkuan ndihmë për ta transportuar Ilir Pajën”
19/05/2009 Shoferi i autobusit tregon momente të dërgimit në spital
Gjatë përplasjes mbeti i plagosur një punonjës policie
TIRANË – Ilir Paja protagonisti i arratisjeve nga qelitë e burgut dhe autori i disa vrasjeve në vendin tonë, ishte sërish dje në bankën e të akuzuarve. Para tij gjykata kishte thirrur për të dëshmuar një shofer autobusi të unazës së Tiranës. Rrahman Demiraj tregoi dje se si ishte ndodhur në vendin e ngjarjes dhe për ndihmën që i dha personit që sipas tij ndodhej poshtë makinës dhe më pas u identifikua si Ilir Paja. Rrahmani tha: "Unë ndalova në stacion erdhi një makinë u përplas tek unë pastaj përplasi një motor me mua. Mbaj mend se dikush më kërkoi ndihmë për të nxjerr një person që ndodhej poshtë makinës. Ai njeriu ishte gjakosur. Ne pasi e nxorëm e dërguam në spital”. Pasi ka dhënë këto të dhëna, shoferi i autobusit i tha gjykatës se e ka mësuar më vonë se ajo që ndodhi nuk ishte aksident i rastësishëm, por ishte policia që po ndiqte një person të kërkuar. Ilir Paja një vit më parë u përlesh me policinë në tentativë për t’u larguar nga vendi përsëri. Ka qenë një agjent policie që ka rrezikuar jetën për të vënë në pranga Ilir Pajën. Paja sipas të dhënave të Prokurorisë e ka nuhatur se agjenti i policisë i kishte zënë rrugën për ta vënë në ranga dhe në këtë mënyrë ai e ka përplasur. Aksidenti për pak sa nuk i mori jetën agjentit të policisë. Policia e ka qëlluar me pistoletë Ilir Pajën duke e plagosur në vend. Aksioni u zhvillua në kryqëzimin e Unazës së Tiranës me rrugën e Dibrës, në vendin e quajtur Farmacia nr. 10. Policët janë vënë në ndjekje të 35-vjeçarit, i cili sapo ka konstatuar një gjë të tillë ka ecur mbrapsht me makinë duke përplasur motorin në të cilën ndodhej një agjent polici. Paja dhe agjenti Bledi Alimeni u dërguan me urgjencë në spital për të marrë mjekimet e duhura. Kur po afrohej pranë kryqëzimit te Farmacia nr.10, makina e policisë i ka dalë para të kërkuarit, i cili është urdhëruar të ndalojë. I skalitur me arratisje, 35-vjeçari ka preferuar t’u lërë "targën" policëve dhe i ka dhënë makinës mbrapsht. Pas makinës së të kërkuarit ndodhej një agjent, i cili po e ndiqte atë me motor. Por Paja e ka përplasur agjentin duke e hedhur disa metra tutje. Sapo kanë parë kolegun e tyre të rrëzohet në anën tjetër të bulevardit me motor, një prej policëve ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar Pajën, i cili u plagos në shpatull. Tashmë Paja është duke u përballur me disa akuza të rënda. Deri tani nuk ka dhënë shpjegime për veprat penale për të cilat akuzohet.