E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërndahen 30 pasaportat e para biometrike

19/05/2009  Gjirokastër, aplikojnë shumë shtetas

GJIROKASTËR - Gjirokastra është e para bashki në jug të vendit, e cila ka mundësuar dhënien e pasaportave biometrike. Paralelisht me procedurat për pajisjen e shtetasve me letërnjoftimet e reja elektronike, një numër i konsiderueshëm qytetarësh të Gjirokastrës kanë aplikuar edhe për pasaportat biometrike. Në 100 arrin numri i banorëve të bashkisë së qytetit, që kanë aplikuar deri tani për t’u pajisur me pasaportë biometrike. Për 30 prej tyre procedura ka përfunduar dhe u janë dhënë ato qytetarëve, të cilët kanë shkuar në zyrën përkatëse për t’i tërhequr. Ndryshe nga aplikimi për pasaportën biometrike, që bëhet në të njëjtën zyrë me ato të letërnjoftimeve elektronike, tërheqja e dokumentit udhëtues për jashtë shtetit, pasaportës biometrike, bëhet në Komisariatin e Policisë në Gjirokastër, në një zyrë që ka nisur të funksionojë një javë më parë me këtë objekt.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›