E Diel, 1 Nëntor 2026

Pajisjet elektroshtëpiake, 60 % jashtë standardeve të cilësisë

Konsumatorët shqiptare blejnë në të shumtën e rasteve pajisje elektroshtëpiake të falsifikuara dhe të prodhuara në fabrika jo serioze. Në të shumtën e rasteve, kondicionerët, televizorët, frigoriferët, dhe shumë pajisje të tjera elektroshtëpiake nuk plotësojnë standardet e cilësisë, duke rrezikuar dhe shëndetin e përdoruesve. Situata në treg, është problematike, por Inspektorati Qendror Teknik, shprehet se brenda një viti do të synohet kontrolli i tregut dhe shitja e pajisjeve me standardet CE. Me ligjet e reja, që tashmë janë miratuar, shitësit e pajisjeve detyrohen të mbajnë përgjegjësi ligjore për çdo problem që paraqitet. Ata do të pranojnë dhe kthimet nga klientët, duke i dëmshpërblyer ata. Në rregullimin e këtij tregu do të ndihmojnë dhe vetë importuesit e pajisjeve elektrike dhe elektronike. Ata do të lobojnë për të krijuar standardet e duhura dhe specializuar shitësit për mallrat që ofrojnë. Pritet që ata të ndihmojnë dhe me katalogët dhe manualet e përdorimit të pajisjeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›