Reforma në drejtësi, Alibeaj: Prioritet lufta ndaj korrupsionit
Reforma në drejtësi, lufta ndaj korrupsionit dhe krijimi i një sistemi të besueshëm gjyqësor në vend kanë qenë dhe do të vazhdojnë të mbeten objektivat kryesorë te qeverisë. Në fjalën e tij Ministri i Drejtësisë Enkelend Aliebaj theksoi se veprimtaria e ministrisë do të fokusohet në reformimin dhe krijimin e një sistemi të ri gjyqësor në vend.
Ndërkaq, Alibeaj tha se do të vazhdojë bashkëpunimi me ndërkombëtarët për arritjen e standardeve të BE, aty ku synohet dhe anëtarësimi i Shqipërisë.
Reforma në drejtësi, ka qenë qendër e akuzave mes partive politike, ku është vënë theksi tek korrupsioni i madh që ka përfshirë këtë pjesë të administratës. Sipas Alibeajt, reformimi i plotë i këtij sistemi në të gjithë hallkat e tij, do të sjellë më shumë cilësi në sistemin gjyqësor.