E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita: Gati të bashkëpunojmë për kodin zgjedhor

Opozita është shprehur e gatshme të bashkëpunojë me pozitën, por pas gjetjes së një konsensusi në lidhje me kodin zgjedhor. Sipas bashkëkryetarit të komisionit për reformën zgjedhore, Fatmir Xhafa,si ligji për prokurorinë ashtu dhe ai për spiunët kanë nevojë për një debat të gjerë e të gjatë parlamentar mes forcave politike.

Vetëm një ditë më parë, Aldo Bumci tha se me fillimin e sezonit të ri parlamentar, më 1 shtator, qeveria ka gati si miratimin e ligjit për prokurorinë ashtu edhe ligjin në lidhje me pastërtinë e figurave. Miratimi në parlament do të kërkojë 84 vota, në një kohë që edhe pse opozita është treguar e gatshme të bashkëpunojë, sërish kërkoi nga maxhoranca diskutimin e kodit zgjedhor, i cili duhet të miratohet në bashkëpunim me të gjitha forcat politike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›