"Kush vrau në 2 prill?", faktet reale të Gjok Celaj
Në 18 vjetorin e ngjarjes së 2 prill 1991, një nga të dënuarit e çështjes Gjek Celaj ka botuar një libër me kujtime dhe fakte nga ngjajra që tronditi në atë kohë mbarë opinion shqiptar nën titullin "Kush vrau në 2 prill?". Gjek Celja ish-drejtuesi i policisë së Shkodrës në kohën e vrasjeve, sjell përpara lexuesve "Prapaskenat e krimit politik". Libri mbështetet në dokumenta reale të siguruara nha prokuroria dhe nga gjykatat e asaj kohe, nga hetues dhe publikime apo deklarata publike të liderve të atëhershëm si Ramiz Alia, Sali Berisha, Azem Hajdari, Ali Spahia, Pjetër Arbnori, Gramoz Ruci të bëra në prokurori apo në hetuesi. Por një ven vërtetë të rëndësishëm në publikimin e autorit zënë rëplikat mës fakteve të tij dhe të pandehurve të tjerë Aredin Shyti, Capajev Taci, Dilaver Papare dhe Xhemal Dymyle me krerë të PD në Shkodër dhe hetues e prokurorë, më gjyqtarin Qazim Gjonaj dhe me avokatin e familjarëve të viktimave Nazif Bezhani. Replica mes militantëve të partisë së atëherëshme dhe politikanëve që u ngarkuan të deshmonin në gjyq. Autori me pretendimin e plotë për një gjykim të korruptuar dhe me besimin e plotë në pafajsinë e tij, pretendon të sjellë fajkte tragjike për atë kohë. Gjykata e shpalli Celaj fatjtor dhe e dënoi me 15 vjet burg, por në vitin 1997 ai doli nga burgu dhe u nis drejt Kanadasë. Gjykata e Kanadase pas shqyrtimit të cështjes së gjykuar 18 vite më parë doli në përfundimin se "Gjek Celaj është arrestuar me akuza false... dhe gjykuar nga gjykata të korruptuara" i dhanë autorit azilin politik.
Për autorin gjithcka bëhet për një qëllim, të zbulojë të vërtetën se "Kush vrau në 2 prill?" dhe gjithcka ja dedikon kujtimit të babait të tij Prek Gjon Celaj, i cili në moshën 56 vjeçare, pësoi një infark me pasojë humbjen e jetës.