E Diel, 1 Nëntor 2026

Kushërinjtë me maska tentojnë të përdhunojnë dy motra

Policia e Librazhdit ka arrestuar A. Blloshmin 16 vjeç dhe Bukurosh Blloshmin, 24 vjeç, të cilët ishin kushërinj dhe me dy motrat që donin të arrestonin

Të maskuar dhe nën kërcënimin me thika, tentojnë të përdhunojnë kushërirat në mesnatë. Ngjarja ka ndodhur në Librazhd, ku protagonistë janë njerëz të një farefisi. Shërbimet e policisë në Elbasan të ndihmuar edhe nga policia e Librazhdit kanë ndaluar Ardian Blloshmin 16 vjeç dhe Bukurosh Blloshmin 24 vjeç, banues në fshatin Fanjë të komunës Qukës-Librazhd, pasi akuzohen për veprat penale të “Marrëdhënie seksuale me të rritura e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë, plagosje dhe dhunim banese”.

Ngjarja

Gjithçka ka ndodhur në orën 02.00 të datës 19 gusht. Dy kushërinjtë duket se kanë kurdisur më parë planin për të kryer marrëdhënie seksuale me kushërirat e tyre dhe për të mos u njohur prej tyre janë maskuar dhe më tej, duke parashikuar se ato do të bënin rezistencë janë pajisur edhe me thikë. “Kaçakët seksualë” kanë gjetur momentin për të realizuar këtë plan. Ata kanë shfrytëzuar rastin kur pjesëtarët e tjerë të familjes së të dy motrave kanë qenë në dasmë. Në mbrëmje janë takuar dhe kanë planifikuar deri në detaje realizimin e ëndrrës së tyre për të kryer marrëdhënie seksuale me kushërirat, të cilave ua kishin vënë syrin prej kohësh. Pasi ka kaluar mesnata dhe gjithçka kishte rënë në qetësi, Ardian e Bukurosh Blloshmi kanë vënë maskat në krye, janë pajisur me thikë dhe janë futur në banesën e motrave që flinin gjumë. Aty nën kërcënimin e thikës kanë kërkuar që ato t’i lejojnë që të kryejnë marrëdhënie seksuale, por të shokuara nga kjo skenë, motrat kanë dhënë alarmin duke bërtitur dhe bërë rezistencë. Atëherë përdhunuesit kanë ushtruar dhunë fizike në mënyrë që të mposhtin motrat e pambrojtura. Ardian Blloshmi 16 vjeç ka zgjedhur kushërirën e tij L. Blloshmi 17 vjeçe dhe Bukurosh Blloshmi 24 vjeç ka tentuar të paralizojë kushërirën e tij 20 vjeçe K. Blloshmi.

Denoncimi

Ka qenë një natë skëterrë për dy vajzat, të cilat kanë bërë rezistencë për më shumë se një orë. Dy djemtë kanë kërkuar të kryejnë me dhunë marrëdhënie seksuale, duke i kërcënuar dhe lënduar fizikisht për t’i bindur që të nënshtroheshin. Ende nuk është e qartë nëse kanë arritur apo jo përdhunuesit e maskuar të realizojnë qëllimin e tyre. Por policia e ka klasifikuar si tentativë përdhunimi. Në mëngjes motrat u kanë treguar prindërve çfarë u kishte ngjarë dhe i janë drejtuar komisariatit Librazhd për të kryer një denoncim. Motrat e dhunuara kanë treguar me detaje ngjarjen dhe policia është vënë në kërkim të autorëve. Brenda dy ditëve janë përdorur metoda speciale hetimi dhe është arritur të zbulohet se autorët e tentativës së përdhunimit të motrave janë kushërinjtë e tyre 16 dhe 24 vjeç. Ndaj Ardian dhe Bukurosh Blloshmit janë ngritur tri akuza: Marrëdhënie seksuale me të rritura e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë, plagosje dhe dhunim banese”. Gjatë marrjes në pyetje në polici, ata kanë mohuar gjithçka lidhur me ngjarjen, por policia nga ana e saj pohon se zotëron prova që i implikojnë ata në këtë ngjarje. Çështja po ndiqet nga Prokuroria e Elbasanit. F.S.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›