Kushner, Metës: “Problemet politike të zgjidhen përmes dialogut”
Ministri i Jashtëm, Ilir Meta, takon në Paris homologun francez Shqipëria merr mbështetjen e Francës për liberalizimin e vizave
Eljona Ballhysa
Ministri i Jashtëm i Francës, Bernard Kushner, ka deklaruar dje gjatë një takimi me homologun e tij shqiptar, Ilir Meta, se Shqipëria duhet të zgjidhë problemet politike. Ai ka vënë theksin në domosdoshmërinë e vazhdimit të dialogut për të zgjidhur krizën politike në vend. Kjo deklaratë e kryediplomatit francez vjen pasi ka përfunduar afati i vënë në dispozicion nga përfaqësuesit e lartë të BE-së për gjetjen e një marrëveshjeje kompromisi mes dy forcave të mëdha politike në vend. Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të ndërkombëtarëve, kriza politike në Shqipëri vazhdon të mos gjejë zgjidhje, ndërsa lakohet nga çdo drejtues i lartë i vendeve të BE-së. Ministri i Jashtëm francez, gjatë takimit me Ilir Metën, ka garantuar se Franca do të mbështesë procesin e liberalizimit të vizave për Shqipërinë.
Thirrja
Gjatë takimit, dy ministrat folën mbi situatën politike në Shqipëri, duke theksuar se çdo problem duhet zgjidhur përmes dialogut konstruktiv, rrugës institucionale, në respekt të plotë të Kushtetutës dhe institucioneve të pavarura të vendit. “Pozicioni i Francës është shumë i thjeshtë, tepër i qartë: ne dëshirojmë që i gjithë Ballkani Perëndimor, dhe Shqipëria në veçanti, të bëhen pjesë e Bashkimit Europian. Patjetër që do të duhet pak kohë, do të jetë proces i ndryshëm, në varësi të vendeve. Ne do të bëjmë përshtatjet e duhura dhe Franca e mbështet këtë në mënyrë konkrete dhe konstante. Ka disa probleme të vogla politike, që miqtë tanë do t’i rregullojnë. Ne të gjithë së bashku duhet të takohemi, të komunikojmë, që ta bëjmë hapësirën e Bashkimit Europian një hapësirë vëllazërore”, - është shprehur ministri i Jashtëm francez.
Në këtë kuadër, edhe ministri Meta theksoi se rivendosja e dialogut politik në vend është i rëndësishëm për vazhdimin e reformave. “Folëm gjithashtu rreth përmirësimit të situatës politike në vend, sepse ne jemi duke u përgatitur për të përftuar statusin e kandidatit, dhe për këtë rivendosja e një dialogu efikas politik është e rëndësishme, veçanërisht për të mbështetur vazhdimin e reformave në vend”, - është shprehur Meta.
Bashkëpunimi
Dy ministrat kanë diskutuar mbi marrëdhëniet bilaterale, procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe mbi zhvillimet në rajon. Meta e njohu ministrin Kushner me përpjekjet e qeverisë për të përmbyllur së shpejti tri çështjet në ndjekje nga Udhërrëfyesi i vizave. Gjithashtu, ai theksoi se zbatimi i ligjeve dhe bashkëpunimi me vendet partnere do të vazhdojë t’i sigurojë vendet anëtare të BE-së për seriozitetin e luftës së Shqipërisë kundër krimit të organizuar dhe fenomeneve të tjera negative. Ministri Meta theksoi rolin e ri në rritje të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, veçanërisht pas anëtarësimit në NATO, dhe shprehu falënderimin për asistencën e trupave franceze në mbështetje të trupave shqiptare që kanë operuar bashkërisht në Çad. Kushner vlerësoi arritjet e Shqipërisë në plotësimin e detyrimeve të Udhërrëfyesit dhe theksoi se Franca do ta mbështesë propozimin e Komisionit Europian për liberalizimin e vizave. Meta dhe Kushner theksuan rëndësinë e nxitjes së bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, duke organizuar së shpejti në Tiranë një forum të përbashkët ekonomik, si dhe rëndësinë e rritjes së investimeve të kompanive franceze në sektorët strategjikë të ekonomisë shqiptare. “Mirëpresim zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik, ku tashmë disa kompani prestigjioze franceze janë prezente në Tiranë dhe ndihmojnë në zhvillimin e vendit përmes teknologjive të reja. Ne shpresojmë që shumë shpejt do të zhvillojmë forumin e përbashkët ekonomik mes dy vendeve në Tiranë”, - është shprehur Meta, ndërsa e ftoi ministrin Kushner të vizitojë së shpejti Tiranën, ftesë që u mirëprit nga homologu francez.
12 Qershor 2010