E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merita Rexha emocion në Akademinë e Arteve



Stina koncertore në Akademinë e Arteve është mbyllur mbrëm me një nga koncertet e fundit të tij. Koncerti për piano dhe orkestër, në interpretimin e pianistes Merita Rexha dhe orkestrës së studentëve të Akademisë së Arteve, në drejtimin e dirigjentit Alqi Lepuri. Programi premton vepra të cilat i rikthehen repertorit si: Tablo simfonike nga Sokol Shupo ( simfonia nr.3 “Trimat e nënës”, simfonia nr.4 “vallëzon Shqipëria”). Koncerti do të prezantojë edhe vepra nga kompozitori Çesk Zadeja me veprën “Koncert për piano dhe orkestër” dhe Franz List me “Preludet”. Pianistja Merita Rexha shprehet e kënaqur për këtë bashkëpunim me dirigjentin Alqi Lepuri, duke u ndjerë e nderuar në interpretimin e repertorit pianistik, që sipas saj merr një vlerë të veçantë kur sillen në skenë emra si Çesk Zadeja, etj. “Është një vepër dinjitoze, muzikë e mrekullueshme e një kompozitori të madh, që i ka munguar publikut shqiptar prej disa kohësh”.

“Festivali i xhazit të Shkodrës 2010” sonte në teatrin “Migjeni”
Teatri i “Migjenit” në Shkodër çel sonte koncertin e Jorge Pardo, i cili vjen në kuadër të “Festivalit të Xhazit të Shkodrës 2010” e mundësuar nga Ambasada e Spanjës në Tiranë. Në këtë koncert, kjo përfaqësi diplomatike do të paraqesë repertorin e Jorge Pardo, një nga figurat më përfaqësuese të muzikës flamengo-jazz spanjolle në nivel kombëtar e ndërkombëtar. Jorge Pardo lindi në Madrid në 1956 dhe që në hapat e tij të parë ka pasur mbështetjen e mjeshtrave të mëdhenj si Camaron dhe Paco de Lucia. Stili i tij i ndryshëm dhe personal i një përzierje flamengo-jazz e ka kthyer atë në një pikë referimi të panoramës muzikore aktuale e që tani po i paraqitet publikut shqiptar për tu njohur me këtë gjini muzikore unike. Ambasada e Spanjës vazhdon të bashkëpunojë me ‘Festivalin e Xhazit të Shkodrës” me objektivin për të krijuar një bashkëveprim kulturor në mes të artistëve të vendeve të ndryshme të Europës, duke mbështetur bashkëveprimin në mes të muzikantëve të kombësive të ndryshme dhe atyre lokalë në një ambient tashmë të konsoliduar.

11 Qershor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›