E Diel, 1 Nëntor 2026

Kushner: Zgjidhni shpejt çështjen e emrit

Shefi i diplomacisë françeze, Bernar Kushner, ka kërkuar që debati mes Athinës dhe Shkupit të zgjidhet sa më shpejt që është e mundur.

Kushner këtë e ka deklaruar pas takimit të djeshëm me shefen e diplomacisë greke, Dora Bakojani, në konferencën BE-Azi, njoftuan agjencitë e huaja të lajmeve.

“Franca e mbështet Athinën në kontestin me Shkupin dhe shpreson se gjatë javëve të ardhshme do të arrihet progres”, ka deklaruar ministri i Jashtëm i Francës, Bernar Kushner. (INA)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›