Iu gjet 11 kg drogë, pranga 30 vjeçarit
Tiranë- Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 30-vjeçar, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij u gjet një sasi prej 11 kilogramë lëndë narkotike, kanabis sativa.
Sipas burimeve të policisë, i ndaluari është shtetasi ShefqetMurati, lindur dhe banues në fshatin Nojë,Krujë.
“Arrestimi u bë në kuadër të operacionit të koduar “Qafë Shtama”, i realizuar nga specialistë të Seksionit Kundër Drogës, pranëPolicisë së Kryeqytetit, në bazë të informacioneve, në afërsi të kryqëzimit të Rr.”Siri Kodra” në Tiranë”- thanë të njëjtat burime.
Në cilësinë e provës materiale, në ngarkim të shetasit Murati, u sekuestruan një shumë të hollash prej 20 000 lekësh dhe 600 Euro, shumë që dyshohet të jetë përfituar ngashitja e lëndës narkotike, si dhe 2 armë zjarri, 750 fishekë luftarakë, një automjet tip “Golf” dhe një pasaportë.
Materialet në ngarkim të 30 vjecarit Murati, i kaluan Prokurorise për hetime të mëtejshmë për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” dhe “Armëmbajtjes pa leje.