Kushner e Bakojanis urojnë Metën për detyrën
Ministri i Jashtëm i Francës, Bernard Kushner, dhe kryediplomatja greke, Dora Bakojanis, i dërguan dje mesazhe urimi zëvendëskryeministrit të ri Ilir Meta. "Kemi konstatuar qartë progresin e arritur prej Shqipërisë në rrugën e saj drejt afrimit me Europën dhe ju inkurajoj të vazhdoni përpjekjet e bëra deri më sot. Ju siguroj se Franca do të vazhdojë t‘ju ofrojë mbështetjen e saj të plotë", shkruan Kushner. Jam i lumtur, vijon ai, që do kem mundësinë të punoj me ju në kuadrin e dialogut të zhvilluar mes vendeve tona dhe për forcimin e lidhjeve të miqësisë, tashmë të vjetra midis Francës dhe Shqipërisë. "Kam bindjen se gjatë qëndrimit tuaj në detyrë marrëdhëniet e shkëlqyera midis vendeve tona do të pasurohen dhe zgjerohen në nivel dypalësh e ndërkombëtar dhe në mënyrë të veçantë në kuadër të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, një përpjekje që Greqia e ka mbështetur në mënyrë të qëndrueshme dhe të vazhdueshme. Eksperienca juaj e çmuar në skenën politike shqiptare do të kontribuojë pa dyshim për këtë qëllim".