Berisha: Projekt për dixhitalizimin e qeverisë
TIRANE- Kryeministri Berisha drejtoi sot mbledhjen e grupit të punës mbi dixhitalizimin në sektorin e shëndetësisë. Kryeministri Berisha e cilësoi dixhitalizimin në shëndetësi si një prioritet të qeverisë shqiptare, mjaft të dobishëm dhe me përparësi absolute.
Ai vuri theksin në rëndësinë e Kartës Elektronike të Shëndetit si një element jetik për shëndetin e qytetarëve.
U diskutua gjithashtu mbi informatizimin e të dhënave në shëndetësi dhe mbi nevojën dhe përparësinë e trajnimit dhe shkollimit përmes kurseve të posaçme të personelit mjekësor me praktikat e reja digjitale.
(m.a/News24/BalkanWeb)