E Diel, 1 Nëntor 2026

Kushte cnjerezore Kontroll bizneseve qe abuzojne

Bizneset, që operojnë në kundështimet me ligjet vazhdojnë të jenë të shumtë në numër. Edhe pse s’ka statistika të sakta, Kreu i Shoqatës  së Fasonëve, Alban Zusi ngre shqetësimin se në to punohet në forma çnjerëzore jo vetëm në kushtet e punës, por dhe abuzohet sistematikisht me punëtorët. Zusi theksoi se duhet jo vetëm të instensifikohen kontrollet e strukturave shtetërore, por dhe bizneset legale të gjenë mënyra për të ndikuar në mbylljen e tyre.
 
“Bizneset në të zezë abuzojnë me gjithçka. Duhet patjetër të mbyllen dhe të luftohen në të gjitha format sepse ato nuk ofrojnë asnjë lloj mirësie për këtë vend, por vetëm deformime të tregjeve, nuk respektojnë kushtet higjeno-sanitare, kushtet e sigurisë në punë, as standartet etiko-morale dhe më tej deformojnë edhe tregun duke bërë damping ekonomik”-tha Zusi.
 
Në vendet e botës eksperienca tregon se vetë përfaqësues të biznesit ngrenë grupe auditimi dhe ushtrojnë kontrolle edhe për kushte pune.
 “Lufta ndaj bizneseve të parregjistruara duhet të jetë pa kompromis. Po bisedoja me avokatin e biznesit i cili po më tregonte një përvojë nga SHBA, ku vetë grupet e biznesit krijojnë grupe auditimi të brendshme dhe bëjnë auditim të bizneseve që janë pjesë e këtyre grupimeve”-theksoi ai.
 
Bizneset klandestine vazhdojnë dhe shfrytëzojnë minorenë e jo në pak raste raporte të organizatave për të drejtat e fëmijëvë raportojnë shifra rrënqethëse.

Julia Bardhushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›