E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kushtet e BE’së për Serbinë

Nga Express më 18 maj 2011 në ora 10:33

Serbia nuk mund të bëhet anëtare e Bashkimit Europian pa i normalizuar raportet me Kosovën.

Zyrtarët evropianë i kanë përkujtuar Serbisë se fqinjësia e mirë është një ndër kriteret për pranimin e anëtarëve të rinj në BE.

Zëdhënësja e Komisionit Europian, Natasa Butler ka thënë të martën se Serbia duhet që t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën që të mund të anëtarësohet në BE.

“Kjo është ndër kriteret e fqinjësisë së mirë, në rregullat e Kopenhagës për anëtarësim”, tha Butler.

Megjithëkëtë, mbetet ende e paqartë se çka do të thotë në mënyrë specifike fjala “normalizim”.

Sipas zyrtarëve evropianë, do të duhej që Serbia dhe Kosova të njihnin njëra-tjetrën si mënyrën më të mirë për të debllokuar hyrjen e të dy vendeve në BE, sepse sipas tyre, Serbia e cila ka gjasa të hyjë e para, do të përdorte të drejtën e vetos brenda BE’së, kundër Kosovës.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›