E Diel, 1 Nëntor 2026

Qendrat ku të prekurit nga tumoret dhe AIDS gjejnë mbështetje

19/10/2011  VULLNETARIZMI, mijëra persona të sëmurë të pashërueshëm

Në gjithë vendin 6 qendra në ndihmë të të sëmurëve terminalë

Pothuajse çdo ditë në klinikat dhe spitalet onkologjike të Shqipërisë ekzaminohen persona që vuajnë nga sëmundje vdekjeprurëse si tumoret në shkallë të avancuara apo AIDS. Shumë prej tyre tërhiqen të dëshpëruar së bashku me familjarët në pritje të ditës së fundit të tyre. Por mendimi dhe praktika se ata mund të lihen në fatin e tyre është shumë e gabuar. Në Shqipëri ekziston shërbimi paliativ, janë disa qendra ku familjarët e të sëmurëve mund të marrin ndihmë, këshillime për të jetuar me dinjitet çdo ditë të jetës së tyre. Qendrat ku ata mund të drejtohen janë: Ryder Albania Association, Tiranë; National Association for Palliative Care, Durrës; Marry Potter Clinic, Korçë dhe Caritas Albania Lezhë, Shkodër dhe Elbasan. Së fundmi, me ndihmën edhe të fondacionit “Soros”, aktorët kryesore të sektorit publik dhe jo fitimprurës të kujdesit paliativ, janë në përfundim të procesit për të hartuar dhe miratuar strategjinë kombëtare dhe planin e tij të veprimit, standardet e shërbimit të kujdesit paliativ dhe një manual të standardizuar për të rritur kapacitetet e stafit shëndetësor nëpërmjet trajnimit. Mendohet se në Shqipëri në këtë ditë janë të paktën 3500 persona që e kanë të nevojshme këtë ndihmë të madhe. Ndërkohë që pasi ilaçet nuk mund të ndihmojnë më, është dashuria njerëzore ajo që ndihmon më shumë. Por nga 3500 persona vetëm 30 për qind marrin përkujdes në këtë drejtim. Në të gjithë vendin një rrjet

organizatash kanë krijuar 6 qendra në rrethe, të cilat kanë mbi 80 profesionistë, mjekë, infermiere, punonjës socialë. Ata punojnë vullnetarisht në ndihmë të këtyre personave, ndërkohë që nevojat për këtë shërbim janë akoma shumë më të mëdha. Stafi aktual është vetëm 9 për qind e stafit të nevojshëm, ndërkohë që nevojat kryesore janë për staf të arsimuar në ofrimin e kujdesit paliativ, zgjerimin e listës së medikamenteve të rimbursueshme në sasi, por në të njëjtën kohë edhe në ofrimin e më shumë formave farmaceutike të medikamenteve të disponueshme në treg, kryesisht opiodet. Nevojitet përmirësim i percemtimit të stafit mjekësor në lidhje me fobinë e

përdorimit të opioideve në trajtimin e të sëmurëve terminalë me kancer. Kërkohet pasurim i literaturës për kujdesin paliativ në gjuhën shqipe, pasi momentalisht tekstet janë shumë të pakta, si dhe fillimin e ofrimit të kujdesit paliativ dhe në strukturat spitalore, se për momentin ofrohet vetëm shërbimi në shtëpi. Sipas ekspertëve të fushës, llogaritjet për nevojën e kujdesit paliativ bëhen mbi numrin e vdekjeve, duke mbledhur 100% të vdekjeve nga tumoret dhe 66% të

vdekjeve në tërësi. Po t’i referohemi vitit 2008, sipas INSTAT, numri total i vdekjeve ishte

16,143, ku 17% (ose 2,725) zënë ato nga tumoret dhe 66% (rreth 8800) nga sëmundjet e tjera. Në këto kushte mund të themi se 11,500 pacientë kanë pasur nevojë për shërbimin e kujdesit paliativ gjatë 2008-s.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›