Ai po rren

Ramush Haradinaj iu është përgjigjur akuzave të deputetit të PDK’së, Gani Koci, i cili një ditë më herët akuzoi Liderin e AAK’së për kontrabandë të karburanteve në Veri të Kosovës.
Ai tha se akuzat janë plotësisht të pavërteta. “Në rast se ka ndonjë të dhënë konkrete, edhe mundem me dhanë ndonjë prononcim. Meqë nuk jam në Parlament, ai (Gani Koci) ka rrejtë dje çka ka thënë”, është përgjigjur Haradinaj, të premten, gjatë vizitës që i ka bërë Lagjes së Boshnjakëve në Veri të Mitrovicës.
“Mund të jetë e kundërta e asaj çka ka thënë ai”, ka shtuar ai.
Të enjten, gjatë një seance të Parlamentit të Kosovës, deputeti i PDK’së tha se Ramush Haradinaj është i implikuar në kontrabandën me karburante në Veri të Kosovës.
“Njeriu që ndiqet për kontrabandë në Veri, i dërgon 100 mijë euro për ditëlindje Kryetarit tuaj, Ramush Haradinajt”, iu ka drejtuar Koci deputetëve të AAK’së.
Një ditë më pas, të premten, Gani Koci nuk ka dashur të japë detaje të tjera për akuzat që ka lëshuar në adresë të liderit të opozitës.
“Krejt çka kam pasë me i thanë, i kam thënë në Parlament. Nuk dua të merrem më me Haradinajn. E kam për turp të merrem me Haradinajn, por po duhet të merrem nganjëherë me të”, ka thënë Koci.
Lideri i AAK’së gjatë qëndrimit në Mitrovicë është takuar edhe me udhëheqësit e Komunës dhe Policisë së Kosovës.
Përderisa Komandanti i Policisë ka dalë ta presë dhe ta përcjellë, Kryetari i Komunës, Avni Kastrati e ka takuar Liderin e AAK’së, por nuk ka dalë ta presë dhe as ta përcjellë atë pas takimit.
Ky duket të jetë një moment i menduar nga Avni Kastrati, i cili i takon PDK’së. “S’e pyeta për besë”, ka thënë Haradinaj, kur është pyetur se pse nuk ka dalë Kryetari i Mitrovicës ta presë dhe përcjellë.
“Mund të dallojmë për bindje dhe qëndrime, por kur flitet për Veriun, do të jemi bashkë”, ka shtuar ai.
Haradinaj, të premten, më tepër ka folur për zgjedhjet serbe që do të mbahen këtë të diel në komunat veriore.
“Këto zgjedhje nuk janë legjitime, nuk do të njihet rezultati i tyre dhe nuk përfillen as nga vendorët dhe ndërkombëtaret”.
Ai ka thënë se “kur ta marrë udhëheqjen e Qeverisë së Kosovës, prioritet do ta këtë integrimin e Veriut”.
“Po afrohet dita kur do të kujdesem për këtë pjesë. Do ta kemi përkrahjen edhe të miqve. Po shpresojë se do të marr udhëheqjen e vendit në bazë të zgjedhjeve, në raste se do të ndodhë kështu, e kam në prioritet integrimin e Veriut”, ka thënë ai, gjatë vizitës në Lagjen e Boshnjakëve, në veri të qytetit.