Kushtet e partive të vogla opozitare për bashkëpunimin me Ramën
Kryetarët e partive kërkojnë organizimin e një tryeze të përbashkët opozitare. Ndryshimet e Kodit Zgjedhor, kushti kryesor për bashkëpunimin me Partinë Socialiste
Shaban Sulçe
Kryetari i Partisë Socialiste ka nisur prej disa ditësh një tur të gjerë takimesh, të cilat kanë për qëllim koordinimin dhe organizimin e opozitës ndaj maxhorancës së re, PD-LSI. Pothuajse të gjitha partitë opozitare, si të spektrit të djathtë, ashtu dhe atij të majtë, i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së Ramës, madje kryetarët e këtyre partive kanë zhvilluar secili prej tyre takime kokë më kokë me kreun e Partisë Socialiste. Megjithatë, mësohet se këto parti kanë vendosur edhe kushtet e tyre, realizimi i të cilave do të jetë shumë i rëndësishëm për vendosjen e bashkëpunimit me Partinë Socialiste. Mësohet se kërkesat kryesore të partive të vogla opozitare, si të majta, ashtu dhe të djathta, kanë lidhje me përmirësimet e Kodit Zgjedhor. Për këtë ato kanë propozuar organizimin dhe zhvillimin e një tryeze të madhe opozitare.
Kushtet
Kërkesa e parë e partive të vogla, të cilat kanë mbetur jashtë Parlamentit, ndaj kreut të Partisë Socialiste është zhvillimi i një tryeze të madhe opozitare, me praninë e çdo partie opozitare. Kjo kërkesë është bërë kryesisht nga partitë e spektrit të djathtë. Zhvillimi i kësaj tryeze, sipas tyre, është shumë i rëndësishëm për vendosjen e piketave të bashkëpunimit me Partinë Socialiste, por edhe midis partive opozitare. Çështja kryesore, e cila përfshin interesat e pothuajse të gjitha partive, është ndryshimi në Kodin Zgjedhor. Përfaqësuesit e partive, të cilat nuk arritën të sigurojnë mandate deputetësh, kanë kërkuar me insistim ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Ky duket se përbën kushtin themelor për bashkëpunim me Partinë Socialiste. Duke qenë se kërkesat për ndryshimin e Kodit mund të shoqërohen me propozime të ndryshme nga ana e partive, zhvillimi i tryezës do të mundësonte që partitë pjesëmarrëse të dalin me propozime të përbashkëta. Gjithashtu, partitë kanë kërkuar që të kenë rolin e tyre dhe të përfshihen në vendimmarrjen e aksionit opozitar. Vetëm pas plotësimit të këtyre kushteve, partitë e vogla, kryesisht ato të së djathtës, do ti bashkëngjiten aksionit opozitar të ideuar dhe drejtuar nga PS-ja si dhe vendimeve për protesta të mundshme.
Takimet
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, nisi disa javë më parë një tur takimesh me krerët e të gjitha partive, të cilat janë pozicionuar në opozitë me maxhorancën aktuale. Fillimisht Rama u takua me aleatin e tij besnik, kreun e PSD-së, Skënder Gjinushi, takim ky i cili u pasua me takimin me kreun e PDS-së, Paskal Milo. Më tej Rama zhvilloi një takim me 5 ish-anëtarët e Kryesisë së LSI-së në fshatin Pezë, ku morën pjesë gjithashtu edhe Gjinushi, Milo dhe deputetë të Partisë Socialiste. Kryesocialisti do të zgjeronte turin e takimeve edhe përtej së majtës, duke u takuar me kreun e PDK-së, Nard Ndoka, me kreun e PLD-së, Spartak Ngjela, si dhe me ish-deputetin e PD-së, Preç Zogaj. Turi i Ramës do të vijonte me takimin në të cilën morën pjesë partitë aleate, si kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, kreu i G99-s, Erion Veliaj, kreu i PDS-së, Paskal Milo dhe kryetari i PSD-së, Skënder Gjinushi. Ndërkaq, pritet që shumë shpejt Rama të zhvillojë edhe një takim me kreun e LZHK-së, Dashamir Shehi.
Çfarë thanë krerët e partive të djathta pas takimit me Ramën
Ngjela: “Mbështes PS-në për bojkotin, sepse rrëzohet qeveria”
Një ditë pas takimit me Edi Ramën, ish-deputeti i PD-së dhe aktualisht kryetar i Partisë Ligj për Drejtësi, Spartak Ngjela, ka shprehur mbështetjen e plotë ndaj vendimit të PS-së për të bojkotuar Kuvendin, duke e cilësuar atë një hap shumë të rëndësishëm. Gjatë një interviste televizive, Ngjela ka deklaruar se bojkoti i opozitës është e vetmja rrugë që rrëzon qeverinë e re, teksa ka inkurajuar Partinë Socialiste që të rezistojë në mbajtjen e këtij vendimi. Ish-deputeti i PD-së e ka quajtur legjitime kërkesën e Partisë Socialiste për hapjen e kutive të votimit dhe rinumërimin e votave. Sipas Ngjelës, kutitë duhen hapur pasi kjo është një kërkesë e 65 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. “E kam përkrahur bojkotin. E konsideroj një hap të madh përpara. Mendoj se është e vetmja garanci se mund të zgjidhen problemet. Opozita parlamentare, e cila ka refuzuar pjesëmarrjen në Parlament, e detyron gjendjen që të bie qeveria”, - tha ai. Ngjela, i cili konkurroi në zgjedhjet e 28 qershorit si kryetar i PLD-së në qarkun e Tiranës pa arritur dot të fitojë mandatin e deputetit, kritikoi ashpër manipulimet e ndodhura në procesin zgjedhor. Ai tha se zgjedhjet e 28 qershorit jo vetëm që nuk arritën standardet e duhura, por patën deformime të rënda. Në këtë kontekst, ish-deputeti e cilësoi mëse të ligjshme kërkesën e Partisë Socialiste për hapjen e kutive të votimit. Sipas tij, kjo është një kërkesë që bëhet nga 65 deputetë të Kuvendit dhe nuk ka pengesë juridike që ta ndalojë atë. “Kutitë duhet të hapen. 65 deputetë që kërkojnë hapjen e kutive, atëherë nuk ka zot që ta ndalojë. Parlamenti shpall luftën, jo më të mos hapin kutitë. Kur këta qenkan kaq të ndershëm, t’i hapin kutitë. Nuk ka pengesë juridike përpara Parlamentit”, - tha Ngjela.
Ndoka: Me PS-në na bashkon kërkesa për hetimin e zgjedhjeve
Rama do të nisë turin e takimeve me forcat e djathta, me kryetarin e PDK-së, Nard Ndoka. Kreu i PS-së ka zhvilluar një takim kokë më kokë, pa praninë e medias, me kryetarin e Partisë Demokristiane, Nard Ndoka. Mësohet se tema e këtij takimi ka qenë hetimi dhe zbardhja e krimit elektoral të 28 qershorit, për të cilën të dy liderët partiakë jo vetëm që kanë ndarë qëndrim të përbashkët, por e kanë cilësuar si shumë të rëndësishëm për të ardhmen e demokracisë shqiptare. Por Rama dhe Ndoka kanë folur gjithashtu edhe për çështje të tjera të aktualitetit politik, teksa nuk e kanë përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit midis Partisë Socialiste dhe Partisë Demokristiane edhe për fusha të tjera në të ardhmen. Pas takimit Ndoka ka dhënë një prononcim për gazetën “Albania”, ku ka zbuluar detajet e bisedës dhe takimit që ka pasur me kreun në detyrë të Partisë Socialiste, Edi Rama. “Kemi rënë dakord se hetimi administrativ është shumë i rëndësishëm për të bërë transparencën e zgjedhjeve elektorale të 28 qershorit. Këto zgjedhje nuk i plotësuan standardet për shkak të manipulimeve dhe deformimeve të rënda, për të cilat përgjegjësja kryesore është Partia Demokratike dhe qeverisja e kryeministrit Sali Berisha. Jemi ndalur kryesisht në atë që ka ndodhur në qarkun e Shkodrës, ku PDK-së dhe PS-së iu grabitën secilës nga një mandat për shkak të këtyre manipulimeve”, - tha Ndoka.
PS-ja dhe ideja e Federatës së Majtë
Organizimi i Federatës së Majtë duket se do të jetë arma me të cilën opozita dhe Partia Socialiste do të luftojnë për të fituar betejat e ardhshme elektorale. Një projekt i tillë pritet t’i ndryshojë gjërat dhe të përmirësojë gjendjen brenda së majtës, duke filluar edhe nga lidershipi i saj. Për këtë është projektuar një lidership dhe vendimmarrje kolegjiale. Drejtimi i Federatës së Majtë është projektuar t’i besohet Bordit të Kryetarëve, ku do të marrin pjesë kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, kreu i Partisë Social Demokrate, Skënder Gjinushi, kreu i Partisë G99, Erion Veliaj, si dhe përfaqësues nga ish-pesë anëtarët e Kryesisë së LSI-së, të cilët janë larguar nga kjo forcë politike. Do të jetë struktura e mësipërme ajo që do të vendosë për fatet e së majtës dhe do të marrë vendimet e rëndësishme politike. Bordi i Kryetarëve nuk do të jetë i vetmi nivel organizimi brenda radhëve të Federatës së Majtë. Bëhet e ditur se do të krijohen të paktën edhe dy borde të rëndësishme, të cilat kanë të bëjnë me organizimin dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Në bordin e parë, atë të organizimit, do të marrin pjesë sekretarët e Përgjithshëm të partive të majta, ndërkohë që PS-ja do të përfaqësohet në nivelin e kryetarit të Asamblesë Kombëtare. Një bord i rëndësishëm do të jetë edhe ai i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, ku do të marrin pjesë sekretarët ndërkombëtarë të partive opozitare.
30 Shtator 2009