Pamjet filmike zbardhin manipulimin me votat në Shkodër
Nga “Faktori plus”
Hetimi paraprak përmes regjistrimeve problematike, i siguruar prej kamerave vëzhguese në qendrat e votimit, përmbys rezultatin për shumicën e shpallur në Parlamentin shqiptar. “Faktori lus” bashkëpunoi me një grup ekspertësh, që po hetojnë regjistrimin prej kamerave të KZAZ-ve të Shkodrës dhe përfundimet e para janë tronditëse. Nëse merret mesatarja e manipulimit në favor të PD-së në KZAZ-në Nr. 40, që i përket qytetit të Shkodrës dhe që është KZAZ-ja më pak e manipuluar, rezulton që PD-ja të ketë shtuar në gjithë qarkun e Shkodrës rreth 9 mijë vota në favor të saj, pra një mandat deputeti. Nëse marrim KZAZ të tjera, si ajo me numër 42, që i përket periferisë apo zonës së Pukës dhe e konsiderojmë si mesatare, atëherë shifra mund të jetë mbi 12 mijë vota.
Shkodra
Në Qendrën e Votimit Nr. 0255 në Shkodër. sipas procesverbalit të dorëzuar në KQZ, PD-ja ka marrë 327 vota, kurse sipas rinumërimit që u bë nga kamera, ajo rezulton se ka marrë 273 vota, pra ka një shtesë prej 54 votash në favor të PD-së. Po në këtë qendër votimi, Partia Republikane, sipas procesverbalit, ka 26 vota, por, sipas rinumërimit nga monitorët ka 14 vota. Pra i bie që PR-së i janë shtuar 12 vota. Interesant është fakti se i janë shtuar dhe Partisë Socialiste 6 vota, pasi në procesverbal ka 162, kurse realisht ka 156 vota. Pra socialistëve u kanë dhënë sa gjysma e partisë së Fatmir Mediut. Por, më e dëmtuara në këtë qendër votimi duket se është partia e Nikollë Lesit, që i kanë hequr 16 vota. Në procesverbal ai figuron me 3 vota, ndërkohë që nga rinumërimi i bërë falë pamjeve filmike ai ka marrë 19 vota. Nëse këto shifra merren si maksimumi i manipulimit, atëherë i bie që Partia Demokratike në Shkodër, nëse ka shtuar nga 54 fletë në çdo qendër, mund të ketë shtuar teorikisht rreth 20 mijë vota. Por, nga llogaritë për gjithë KZAZ-të, del se mesatarisht PD-ja ka shtuar rreth 25 vota për qendër votimi, çka e çon në gati 9 mijë vota të vjedhura prej saj në një qark, shifër kjo e mjaftueshme për t’i hequr PD-së një deputet. Ky deputet mund të kalojë në favor të PS-së ose të LZHK-së.
Procesverbalet
Një tjetër procesverbal është ai i Qendrës Nr. 0294. Në këtë qendër, sipas procesverbalit të dorëzuar në KQZ, PD-ja ka marrë 246 vota, ndërsa nga rinumërimi nga pamjet filmike del se realisht ka marrë 196 vota, duke shtuar pra 50 vota. Po ashtu, Partia Republikane ka shtuar nga 9 në 15 vota. Një tjetër qendër rekord ku PD-ja ka shtuar 64 vota është Qendra 259 në Shkodër. Nga rinumërimi del se PD-ja ka marrë 341 vota dhe ka shënuar 405 vota, kurse LZHK-së i janë hequr 5 vota. Në këtë qendër ka dhe 27 vota të shtuara për Partinë Socialiste. Sipas rinumërimit, PS-ja ka marrë 153 vota, ndërsa në procesverbal ka 180 vota. Ky shkatërrim i procesit në këtë mënyrë shton dyshimet se shifrat reale të dy partive të mëdha dhe partive që kanë mbetur jashtë Parlamentit janë krejt të ndryshme. Partia Demokratike ka minimalisht një deputet me shumë në Shkodër, por nëse marrim këto shifra, ajo ka shtuar dy deputetë artificialisht në Shkodër. Po ashtu ndryshon historia dhe për Partinë Socialiste dhe LZHK-në. Por, siç e theksuam dhe në fillim, ky është një hetim në kushte shumë skandaloze, pasi regjistrimi me kamera mbart një sërë problemesh, që të shtojnë dyshimin se kemi të bëjmë me një veprim të paramenduar.
Eksperti Julian Mema, që ka hetuar CD-në e KZAZ-së Nr. 40 në Shkodër, i shpjegon problemet që ka hasur. Sipas tij, problemi i parë është gjendja pa inventar e filmimit. Në regjistrim mungon numri i qendrës së votimit kur hapet kutia dhe ekspertëve u është dashur ta hetojnë atë nga vula e komisionerit pas fletës së votimit.
Marrë nga TV Vizion Plus
Regjistrimet, fletët e votimit nuk shfaqeshin para monitorit
Një tjetër problem, sipas ekspertëve, është dhe thyerja e Kodit për filmimin e fletës. Siç mund të shihet edhe në kamera, fletët nuk mbahen 4 sekonda para objektivit të saj, siç parashikon Kodi, por kalojnë formalisht pa u kuptuar asgjë në fund. Sipas ekspertëve që kanë hetuar ka edhe probleme të tjera të rënda, siç është censurimi i pamjeve filmike, duke ndërprerë filmimin në mënyrë të pakuptimtë. Një gjë e tillë ilustrohet për shembull në Qendrën 263. Hetimi i CD-ve nxjerr dhe një sërë problemesh që kanë të bëjnë me mungesën e filmimit të procesverbaleve kur mbyllen kutitë dhe kur hapen ato, si dhe cilësinë shpesh shumë të keqe të filmimit. Pra, gjithë parregullsitë që janë hetuar, janë gjetur duke marrë parasysh dhe këto vështirësi, që me probabilitet mund të rrisin numrin e falsifikimeve në kutitë e votimit. Si përfundim, një hetim për CD-të hedh në erë procesin zgjedhor, por nuk na çon tek e vërteta e hidhur që mund të jetë brenda kutive. Për këtë arsye, një hetim fizik i kutive përmes ekspertëve të paanshëm do ta bënte më të qartë historinë e këtij procesi që po mban peng besimin politik në vend. Fakte konkrete janë brenda kutive dhe çdo përpjekje për ta shmangur këtë hetim do t’i shtojë më shumë dyshimet për një dirigjim të procesit të manipulimit prej pushtetit.
DISKRIMINIMI I OPOZITËS
PD-ja pushoi nga puna njerëzit që punuan për PS-në në zgjedhje
Detajet e raportit të socialistëve mbi shkeljet e pushtetit ekzekutiv në zgjedhje
Që nga klima e tensionuar e deri tek abuzimet me kartat e identitetit dhe dublimet
Raporti përmbledhës monitoron të dhënat e grumbulluara nga strukturat e PS-së, si dhe mediat, aktorë të shoqërisë civile dhe organizatat ndërkombëtare, të cilat vëzhguan procesin zgjedhor në Shqipëri
Situata politike
Vrasja e deputetit të opozitës nga qarku i Fierit, zoti Fatmir Xhindi, më 2 maj 2000, ndikoi rëndë te publikut në lidhje me nivelin e paqes dhe të rendit.
Atentati tipik mafioz ndaj kreut vendor të Partisë Demokristiane, Aleks Keka, në Malësinë e Madhe, më 18 qershor, vetëm 10 ditë para zhvillimit të votimeve, ishte një tjetër episod i rëndë. U konstatuan ndryshime të qëndrimeve mes deklaratës zyrtare të Policisë së Shtetit dhe kryeparlamentares Topalli në lidhje me të kaluarën e të ndjerit Keka.
Pati incidente dhe dhunime të zyrave elektorale të PS-së në qytetin e Shijakut, Tiranës, Korçës, Elbasanit, Rrëshenit Gramshit, Lezhës etj.
U konstatua përdorimi i fëmijëve nëpër mitingje, presione ndaj administratës, përdorim i mjeteve dhe infrastrukturës shtetërore në shërbim të fushatës së PD-së, si dhe mosdorëzim i posteve nga një numër kandidatësh që ishin drejtues vendorë.
Infrastruktura e votimit
Të paktën 250 mijë shtetas nuk ushtruan të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar për shkak të mungesës së dokumenteve ligjore të vlefshme për të marrë pjesë në votime, si pasaportë, apo kartë identiteti.
Në këndvështrimin e PS-së, dështimi në pajisjen e shtetasve me karta identiteti është një pengesë e pakapërcyeshme që zgjedhjet e 28 qershorit të konsiderohen të lira dhe të ndershme.
Së paku 2799 persona të moshës 110-150 vjeç ishin në listat e zgjedhësve. Kishte mbivendosje informacioni për 5186 shtetas. Raporti denoncues konstaton edhe problemet që u hasën në ndryshimin e qendrave të votimit për zgjedhësit, apo dhe puna e KQZ-së për vendndodhjen e komisioneve, qendrave të votimit apo qendrave të numërimit. Po ashtu, konstatohet se media ka mbajtur një qëndrim, kryesisht në mbështetje të qeverisë, ku përmendet rasti i “blerjes” së tyre nga qeveria përmes dhënies së një sasie reklamash nga ministri të ndryshme gjatë periudhës parazgjedhore.
Dita e votimit
Djegia e fletëve të votimit, siç ndodhi në Qerret të Pukës, apo zvarritjet dhe tërheqjet e anëtarëve të komisioneve paraprinë procesin. Në shumë qendra votimi nuk u garantua fshehtësia e votës.
Afërsia e vendit të votimit me komisionin dhe vëzhgimi i zgjedhësve gjatë votimit, apo presionet që u ushtruan ndaj tyre qoftë nga komisionerët, apo edhe militantët, apo shumë fletë kishin shenja të ndryshme për të identifikuar lehtësisht përkatësinë e votës.
Përdorimi i fletëve të votimit për invalidët (ata që nuk shikojnë), duke bërë abuzime nga më të ndryshmet. Propaganda në qendrat e votimit, mosgjetja apo ndryshimi i emrave nëpër qendra nga votuesit.
Presioni që u ushtrua ndaj anëtarëve të komisioneve nga ministrat, zyrtarët e lartë të shtetit, të zgjedhurit vendorë apo segmente të caktuara të Policisë apo elementët kriminalë. Aldo Bumçi, Gent Strazimiri etj., ushtruan presion gjatë procesit të votimit.
Ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj dhe drejtori i Përgjithshëm të Burgjeve, Gazmend Dibra, dhanë një numër të lartë lejesh gjatë periudhës së zgjedhjeve, por i përdorën shumë prej tyre për të ushtruar presione ndaj qytetarëve dhe komisionarëve.
Leje shpërblyese për të burgosurit
Isa Doçi - Burgu i Lezhës
Marjan Lukaj - Burgu i Lezhës
Shpëtim Beqiri - Burgu i Lezhës
Emiljano Domi - Burgu i Peqinit
Artan Goxha - Burgi i Lushnjës
Arjan Sina - Burgu i Tepelenës
Bujar Sinjari - Burgu i Rrogozhinës
Altin Patoku - Burgu i Rrogozhinës
Spartak Kazazi - Burgu i Rrogozhinës
Skënder Kulla - Burgu i Rrogozhinës
Ilir Toska - Burgu i Rrogozhinës
Sokol Genica - Burgu i Rrogozhinës
Leje speciale për të burgosurit:
Burgu i Lezhës
Petrit Gjoka
Antonin Keçi
Sokol Mujo
Fatjon Sterkaj
Alfred Peposhi
Halil Dauti
Burgu i Peqinit
Festim Koçi
Florian Pisha
Drutan Zhuka
Besnik Subashi
Besnik Deda
Burgu i Rrogozhinës
Ferdinad Lamaj
Gentjan Balla
Ivan Kondi
Naim Avdija
Ervin Gërbi
Sokol Uxhi
Hajri Hiraj
Ervis Curri
Jasim Sula
Luan Isufaj
Lush Kolndreu
Sulo Celaj
Bardhi Nanollari
Elvis Pasholli
Bujar Ago
Lutfi Memolla
Luan Llulla
Ertjon Cala
Skënder Driza
Gentjan Hasani
Gjergji Saliu
ZYRTARËT E HEQUR NGA PUNA PËR MOTIVE POLITIKE
QARKU I GJIROKASTRËS
Pranvera Lapaj - Bashkia e Përmetit
Katina Pujo - Bashkia e Përmetit
Mihase Ceka - punonjëse e Drejtorisë së Rrugëve në Tepelenë
Vito Demiri - punonjëse e Drejtorisë së Rrugëve në Tepelenë
Evgjeni Gjoni - punonjëse e Drejtorisë së Rrugëve në Tepelenë
Gjeraqina Lopa - punonjëse e Drejtorisë së Rrugëve në Tepelenë
Sirma Abazi - punonjëse e Drejtorisë së Rrugëve në Tepelenë
Hëna Tota - punonjëse e Drejtorisë së Rrugëve në Tepelenë
Sumbulla Shehu - punonjëse e Drejtorisë së Rrugëve në Tepelenë
Naime Meçe - punonjëse e Drejtorisë së Rrugëve në Tepelenë
Pëllumbesha Spahaj - punonjëse e Drejtorisë së Rrugëve në Tepelenë
Elidon Gërbi - punonjës i Drejtorisë së Rrugëve në Tepelenë
Aleksandër Bilbili - punonjës i Drejtorisë së Rrugëve në Tepelenë
Robert Mamaj - supervizor, Drejtoria e Rrugëve në Tepelenë
Namik Muçobega - punonjës i Drejtorisë së Rrugëve në Tepelenë
Engjellush Runa - punonjës i Drejtorisë së Rrugëve në Tepelenë
Halim Xhafaj – hidraulik, Ndërmarrja e Ujësjellësit
Denis Lamka – hidraulik, Ndërmarrja e Ujësjellësit
Adriatik Rrapaj – hidraulik, Ndërmarrja e Ujësjellësit
Petrit Brahimi - elektricist i OSSH-së në Tepelenë, transferohet në Konispol
Altin Zhupa - elektricist i OSSH-së në Tepelenë, transferohet në Konispol
Ize Shehu - magaziniere, OSSH-ja në Tepelenë, transferohet në Çarshovë
Myzafer Liçi - supervizor në komunën Memaliaj
Astrit Rama - zyrtar në Burgun e Bençes, transferohet në Peqin
Ajet Hita - zyrtar në Burgun e Bënçës, transferohet në Peqin
Safet Majko - zyrtar në Burgun e Bënçës, transferohet në Peqin
Arben Sina - zyrtar në Burgun e Bënçës, transferohet në Peqin
Arben Elezi - zyrtar në Burgun e Bënçës, transferohet në Peqin
Muhamet Sinani - zyrtar në Burgun e Bënçës, transferohet në Peqin
Tefik Deda - zyrtar në Burgun e Bënçës, transferohet në Peqin
Shamet Lagji - inspektor, Drejtoria e Bujqësisë në Gjirokastër
Llukan Llogo - inspektor, Drejtoria e Bujqësisë në Gjirokastër
Vladimir Stroka - inspektor, Drejtoria e Bujqësisë në Gjirokastër
Afuz Shkreli - inspektor, Drejtoria e Bujqësisë në Gjirokastër
Ilir Bime - zjarrfikës në Gjirokastër
Mane Bizhga - llogaritar i Shërbimit të Sigurimit Social, Gjirokastër
Mimoza Meta - llogaritare e Shërbimit të Sigurimit Social, Gjirokastër
Vjollca Proko - kuzhiniere në Drejtorinë e Trajtimit të Studentëve, Gjirokastër
Pirro Naçe - gazetar në RTSH, Gjirokastër
QARKU I FIERIT
Robert Shehu - inxhinier në Albpetrol
Guri Nuhaj - zyrtar në Bashkinë e Ballshit
Enver Abedinaj - invalid, roje në Ndërmarrjen e Ujësjellësit në Ballsh
Zamir Lenja - arkitekt, Zyra e ALUIZNI-t, Fier
Portokalle Baho - llogaritare në Drejtorinë e Kolaudimit të Makinave
Fuat Rama - llogaritar në Komunën Cakran
Vera Kokoneci - llogaritare në Drejtorinë e Kontrollit të Automjeteve në Fier
Donika Yzeiri - mësuese në Fier
Arben Maci - inxhinier në Albpetrol në Fier
QARKU I KUKËSIT
Nasuf Zelfia - punonjës në Bashkinë e Kukësit
Floresha Ademi - pastruese në Bashkinë e Kukësit
Vladimir Spahiu - inxhinier në Bashkinë e Kukësit, transferohet në nivel më të ulët
Shpresa Remallari - punonjëse biblioteke në Bashkinë e Kukësit
Azem Elezi - mësues në Drejtorinë e Arsimit në Kukës (masë, paralajmërim nga puna)
Lirika Çengu - edukatore në Kopshtin Nr. 5
Miradije Basha - specialiste në Zyrën e Dhënies së Asistencës
Shkurte Haxhiu - pastruese në Drejtorinë e Shërbimeve
QARKU I DIBRËS
Luiza Tola - specialiste në Drejtorinë e Sigurimit Social në Bulqizë
Fahri Manja (vëllai i kandidatit të PS-së, Ulsi Manja) - elektricist
QARKU I KORÇËS
Gëzime Oralliu - specialiste në Albtelekom, Korçë
Haxhi Lanka - specialist në Albtelekom, Korçë
Përparim Çaçi - specialist në Albtelekom, Korçë
Merushe Gjonaj - infermiere në Spitalin Rajonal të Korçës
QARKU I ELBASANIT
Nikolla Kavaja - inspektor, zyra e Punësimit në Elbasan
Ramadan Alla - polic në Burgun e Peqinit
Feruze Sela - gardiane në Burgun e Peqinit, transferohet në Tepelenë
Fatos Malkja - gardian në Peqin, transferohet në Tepelenë
Lumi Koseni - punonjës në Bashkinë e Peqinit
Kujtim Gurra - punonjës në Labinot Mal, Drejtoria e Rrugëve
Nazmi Gurra - punonjës në Labinot Mal, Drejtoria e Rrugëve
Tajar Bici - punonjës në Bashkinë e Elbasanit
29 Shtator 2009