Qeveria: Te vetepunesuarve ne bujqesi, u falen kamatevonesat e sigurimeve
Qeveria vendosi dje t'ju fale te vetepunesuarve ne bujqesi, kamatevonesat e kontributeve te sigurimeve te detyrueshme shoqerore, te papaguara. Por vendimi i qeverise e siguron kete falje, vetem ne rastin kur detyrimet e ketyre kontributeve, do te fillojne te arketohen brenda dates 31 mars te vitit 2010. Gjithashtu sipas ketij ligji, falen kamatevonesat e papaguara per kontributet e sigurimeve te detyrueshme shoqerore, te paguara para hyrjes ne fuqi te ketij ligj. Kamatevonesat e paguara, para hyrjes ne fuqi te ketij ligji, per kontributet e sigurimeve te detyrueshme shoqerore nuk kthehen. Nje pjese e mire e banoreve, te cilet jetojne ne zonat rurale, jane te vetesiguruar ne sektorin e bujqesise, gje qe i siguron punetoreve te bujqesise ne vend, te drejten e sigurimeve shoqerore dhe shendetesore.